13.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

A ka shpagim për namazet e pa falura njësoj si agjërimi?

Më të lexuarat

Pytetje: A ka ndonjë rast që duhet të jepet shpagim për atë që s’ka falur namaze sepse ka qenë i sëmurë, sikur në rastin e agjërimit?

Përgjigje: Është e vërtetë që sheriati islam lejon shpagimin (fidjen) e agjërimit për pleqtë në moshë të thyer të cilët nuk agjërojnë dot dhe për të sëmurin me sëmundje kronike, të pashërueshme, e cila e pengon të agjërojë. Por kjo nuk ndodh njëjtë me namazin dhe nuk mund të bëhet analogji (kijas) me agjërimin për vetë faktin se sheriati parashikon për të sëmurin rregulla të tjera në raport me namazin.

Namazi është adhurim tërësisht i veçantë dhe nuk shpaguhet, nuk mund ofrohet kompensim për të dhe as këmbehet me diçka tjetër edhe nëse bëhet fjalë për sëmundje të rëndë. Profeti (alejhissalatu uesselam) ka thënë: “Falu në këmbë, nëqoftëse nuk mundesh, atëherë ulur, e nëse nuk mundesh, atëherë shtrirë.” Transmetuan Buhariu nr 1117, Ebu Davudi nr 952 dhe Tirmidhiu nr 372.

Dijetarët kanë shpjeguar se njeriu nuk mund të lirohet nga detyrimi i namazit në asnjë formë. Nëqoftëse nuk falet dot në këmbë, atëherë në atë pozicion që ai ka mundësi të falet. Edhe nëse nuk lëviz dot asgjë prej trupit namazi duhet të falet qoftë dhe me shenja. Gjithashtu nuk lejohet t’i nxjerrë namazet nga koha e tyre duke u arsyetuar se është sëmurë, sepse njeriu mund të falet siç shpjeguam me shenja, duke përkulur sado pak kokën e tij, ose në rast vështirësie mund ta bashkojë drekën me ikindinë, ose akshamin me jacinë sikur transmetohet te Muslimi nr 705, Ebu Davudi nr 1211 dhe Tirmidhiu nr 185.

Allahu e di më së miri!

Komisioni i Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit