2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

A lejohet marrja e pagesës për hixhame?

Më të lexuarat

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! A lejohet marrja e pagesës për hixhame dhe a është fitimi i haxhamit i ulët?

Përgjigje: Lejohet marrja e pagesës për hixhame sepse profeti bëri hixhame dhe i dha haxhamit shpërblimin e tij. Sa i përket fjalëve të profetit ﷺ:

”Fitimi i haxhamit është i ulët.”1

Do të thotë se është i ulët dhe jo i ndaluar, ashtu siç ka thënë për qepën se është një bimë e neveritshme, që do të thotë se ajo ka erë të keqe, e nuk është e ndaluar.

Ajeti:

”Mos dhuroni nga ato gjëra të pavlefshme të pasurisë suaj.” El-Bekare, 2:267

Këtu ”të pavlefshme” është për qëllim ushqimi i cili ka cilësi të ulët. Pra fitimi i haxhamit është i lejuar por është më mirë që të shmanget, po.


1Rafi’i -radijAllahu anhu- rrëfeu se profeti ﷺ ka thënë: “Fitimi i haxhamit është i ulët.” Transmeton Muslimi.

Ibn Abbasi -radijAllahu anhu- tha: “Profeti ﷺ bëri hixhame dhe i dha haxhamit shpërblimin e tij.”

Transmeton Bukhari (2278) dhe në Sahih Muslimi (1567).

2Ajeti i plotë është: “O besimtarë! Jepni pa u kursyer nga të mirat që keni fituar dhe nga ato që jua kemi nxjerrë Ne nga frytet e tokës. Mos dhuroni nga ato gjëra të pavlefshme të pasurisë suaj e të cilat ju nuk do t’i pranonit ndryshe veçse symbyllur. Ta dini se Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Denjë për çdo lëvdatë.” El-Bekare, 2:276

3Xhabiri -radijAllahu anhu- rrëfeu se profeti ﷺ ka thënë: “Ai që ha hudhër ose qepë, apo presh, të mos i afrohet xhamisë sonë, ngase melekët neveriten nga gjërat që neveritin njerëzit.” Umdetul Ahkam (122).

Xhabiri -radijAllahu anhu- rrëfeu se profeti ﷺ ka thënë: “Ai që ha hudhër ose qepë, të mos na afrohet, apo tha (dyshon transmetuesi): “të mos i afrohet xhamisë sonë-, por le të qëndrojë në shtëpinë e vet.”

I sollën një enë me bishtaja (të gatuara), i cili, me t’i nuhatur erën, pyeti se çfarë kishte në të. Kur i treguan se kishte bishtaja, tha: “Afrojuani atyre!” – disa shokëve të tij. Kur njëri prej tyre pa se profeti ﷺ e refuzoi, sahabiu hezitoi të hante. Profeti ﷺ i tha: “Ha, sepse unë flas me atë që ti nuk flet.” Umdetul Ahkam (121).

 

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit