-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A lejohet të merremi me boks?

Më të lexuarat

Pyetje: “Boksi është një sport i bazuar në atë që dy boksierët ta godasin njëri-tjetrin me boksa në fytyrë dhe në pjesë tjera të trupit. Në shumë raste, dueli përfundon me alivanosjen e njërit prej tyre, pasi të jetë goditur rëndë. Boksierët, po ashtu shfaqin kofshët e tyre gjatë ndeshjes. A është ky sport lejuar?”

Përgjigje: “Boksi në vetvete nuk është i lejuar, sepse kjo shpie në rreziqe shëndetësore të mëdha për të dy boksierët ose njërin prej tyre. Allahu thotë:

وَأَنفِقُواْ فِي سَبِيلِ اللّهِ وَلاَ تُلْقُواْ بِأَيْدِيكُمْ إِلَى التَّهْلُكَةِ وَأَحْسِنُوَاْ إِنَّ اللّهَ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ

“Shpenzojeni pasurinë në rrugën e Allahut dhe mos e çoni veten tuaj në shkatërrim, por bëni të mira; Allahu me të vërtetë i do bamirësit.” 2:195

Dhe thotë Allahu në një ajet tjetër:

وَلاَ تَقْتُلُواْ أَنفُسَكُمْ

“dhe mos e vritni veten!” 4:29

Dhe Profeti salallahu alejhi ue selem ka ndaluar dëmtimin ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve. Ndërsa, në lidhje me atë se dy boksierët shfaqin kofshët e tyre, as kjo nuk është e lejuar.

Salavatet dhe Selamet qofshin mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!”

 

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 412/4

The post A lejohet të merremi me boks? appeared first on Pyetje dhe përgjigje nga feja islame.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit