-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Lidhja e besimtarëve mes vete sikur tullat e ndërtesës

Më të lexuarat

Pejgamberi,sal-lallahualejhi vesel-lem, thotë:

“Besimtari për besimtarin është sikur ndërtesa, njëra tullë shtërngon tjetrën”. Pastaj i gërshetoi gishtat.

#Buhariu  #hadithe

Në këtë hadith Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-em, i nxitë besimtarët që të bashkëpunojnë dhe ndihmojnë njëri tjetrin, ta përkrahin njëri tjetrin, ti bashkërendisin interesat e veçanta edhe ato të përgjithshmet. Andaj thotë: besimtari për besimtarin është sikur ndërtesa, ku njëra tullë shtrëngon tjetrën. Që domethënë se besimtarët në ndihmesën, forcimin e njërit me tjetrin i ngjajnë ndërtesës së rast, e cila qëndron e fuqishme kur tullat e saja janë të lidhura mirë njëra me tjetrën. Kur të demontohen tullat, bie ndërtesa dhe shembet.

“Gërshetoi gishtat”, domethënë se lidhja e besimtarëve mes tyre duhet të jetë sikur lidhja e gishtave mes tyre gjatë gërshetimit. Nëse gishtat janë të ndryshme por me një origjinë, ashtu edhe besimtarët edhe pse janë të ndryshëm, kanë një origjinë, vëllezër për nga feja dhe besimi.

Ky gërshetim nga Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, në këtë hadith ishte me interes dhe dobi, nuk ishte veprim i kotë, sepse përgjajësimin e besimtarit në lidhjen e tyre kur e përgjajësoi me ndërtesën ishte shembull gojor, të cilin pastaj e sqaroi edhe më shumë me vepër, andaj i lidhi gishtat dhe i gërshetoi ato, për ta përforcuar shembullin që u solli me fjalë, me shembullin që e ofroi praktikisht.

Bekir Halimi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit