-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Jam një djalosh afër të 20-tave, dhe kam 2 sprova të mëdha të cilat po më shkatërrojnë jetën?

Më të lexuarat

Pyetja: Jam një djalosh afër të 20-tave, dhe kam 2 sprova të mëdha të cilat po më shkatërrojnë jetën (literalisht), sprova e parë është gjumi, unë rri tërë natën zgjuar dhe flej pas faljes së namazit të sabahut por pastaj zgjohem pas ezanit të ikindisë, pra unë nuk e falë namazin e drekës në kohën e vet e ndonjëherë edhe të ikindisë, ndihem shumë keq por edhe i hutuar shkaku se lë alarm e bie me sinqeritet duke u munduar ti falë namazet në kohën e vet dhe më ndodhë e kundërta, kurse sprova e dytë është se shumicën e kohës zgjohem i papastërt (Xhunub), dhe jam lodhur duke qenë i detyruar të bëj gusl çdo herë pasi zgjohem nga gjumi e ndonjëherë zgjohem 20 minuta para Ikindisë dhe gjendem i papastërt e nuk di si të veproj, e këtë sprovën e dytë kaq të madhe mendoj se e kam përshkak se e kam qeshur një vëlla që ka të njejtën sprovë, andaj si të veproj në mënyrë që të dalë nga këto sprova dhe të afrohem tek Allahu, pres përgjigje, Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigja:

Falenderimi i takon Allahut, Subhanehu ve Teala, dhe përshëndetjet tona me salate dhe selame ia dedikojmë të dashurit tonë Muhamed, salallahu alejhi ve selam, familjes së tij fisnike dhe shokëve të tij besnikë.

Vëlla i nderuar, ndryshimi i kësaj gjendjeje është në dorën tënde. Urgjentisht, duhet të marrësh vendimin për veten tënde se dëshiron të ndryshosh këtë situatë. Hapi i parë e ke kryer, pasi ndërgjegjja po të mundon dhe dëshira për ndryshim e ke shprehur. Tani të nevojitet vullneti dhe mbështetje e fortë nga i Plotfuqishmi, duke kërkuar ndihmë prej Tij që të dalësh nga kjo gjendje.

Hapi i parë konkret që duhet të bësh është të ndryshosh orarin e gjumit dhe të kthehesh në natyrshmërinë që e ka krijuar Allahu, Subhanehu ve Teala. Bie herët në shtrat dhe zgjohu herët. Ndoshta për fillim do të të vijë vështirë, por këtu është pika e nisjes. Edhe nëse disa ditë vazhdon me gjumë të çrregulluar e të mangët, kjo nuk do të të dëmtojë dhe, me lejen e Allahut, ora biologjike e trupit tënd do t’i përshtatet me kënaqësi këtij orari të natyrshëm, sepse kjo edhe i nevojitet. Prandaj, çështja kthehet te vendosmëria jote për të ndryshuar këtë shprehi. Muslimanit, i cili kërkon ndihmë dhe forcë nga i Larmadhërishmi dhe i Plotfuqishmi, nuk i ka hije të ligshtohet para një veshi apo të dobësohet para një shprehe që, në fund të fundit, vet e ka formuar me kohë.

Prandaj, këtë hapin e parë filloje menjëherë: bie me kohë në shtratin tënd dhe qëndro aty derisa të merrni gjumë. Kohën para gjumit, e cila në fazat e para mund të jetë e gjatë, shfrytëzoje për kërkim falje (istigfar) të shumtë për gabimet dhe gjynahet e së kaluarës. Po ashtu, dhikri dhe duaja le të jenë shoqëruesit e tu në jastakun e gjumit, e assesi telefoni dhe rrjetet sociale, pasi efekti i tyre është i dëmshëm dhe me pasoja të kundërta me atë që ti po synon.

Edhe ditën mbushe me aktivitete të dobishme përveç ibadetit, si lexim, sport, punë etj. Problemi i namazit dhe ai tjetër, me lejen e Allahut, do të zgjidhen vet në mënyrë natyrshme, inshaAllah.

Mbështetju Allahut të Gjithmëshirshëm dhe Mëshirplotit dhe filloje ndryshimin.

 

Burimi: pergjigje.net

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit