-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A duhet të dërgoj salavate para dhe pas duasë dhe a konsiderohet kjo bidat?

Më të lexuarat

Pyetje: Kam dëgjuar se kur bën dua në sexhde, duhet fillimisht të dërgosh salavate për Profetin salAllahu alejhi ue selem, pastaj të bësh duan dhe prapë të dërgosh salavate. Nuk e di sa e saktë është kjo dhe a konsiderohet bidat?

Së pari, duhet të sqarojmë se duaja ndahet në dy lloje:

  1. Duaja e përcaktuar në kohë dhe vend të caktuar.
  2. Duaja që nuk ka përcaktim.

1. Duaja e përcaktuar në kohë dhe vend të caktuar përfshin ato lutje që Profeti salAllahu alejhi ue selem ua mësoi sahabëve për t’i thënë në momente dhe vende të caktuara, dhe nuk thuhet në to salavati për Profetin salAllahu alejhi ue selem. P.sh., duaja e istihares, duaja e hyrjes në banjo, kur fryen era, etj. Gjithashtu, lutjet që thuhen në ruku dhe sexhde, për të cilat pyet edhe ti, nuk përmbajnë salavate për Profetin salAllahu alejhi ue selem. Ndër duatë që janë transmetuar se Profeti salAllahu alejhi ue selem i ka thënë në sexhde janë:

Subhaneke Allahumme Rabbena ue bihamdike, Allahummegfirli.
I madhëruar qofsh, o Allah, Zoti ynë! Ty të takon falënderimi! O Allah, më fal!

Këto dua thuhen ashtu siç janë transmetuar, pa shtuar apo hequr asgjë. Në këtë lloj të duave të përcaktuara, vetëm dy prej tyre përmbajnë salavate për Profetin ﷺ: – Duaja pas ezanit. – Duaja para hyrjes në xhami.

  1. Duaja që nuk ka përcaktim në kohë apo vend të caktuar.
    Në këtë lloj duaje, është e rekomanduar të dërgohet salavati për Profetin ﷺ, dhe të lavdërohet e falënderohet Allahu . Salavati për Profetin salAllahu alejhi ue selemështë çelësi i duase, njësoj siç është pastrimi çelësi i namazit.

Përgjigje nga Adelina Kuçana

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit