-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

A prishet abdesi nga prekja e organit gjenital?

Më të lexuarat

Pyetje: “A prishet abdesi nga prekja e organit gjenital?”

Përgjigje: “Mendimi i saktë është se prekja e organit gjenital nuk e prish abdesin, pavarësisht nëse ajo bëhet me epsh apo pa epsh. Por është më mirë që personi i cili e ka prekur organin gjenital, të merr abdes.

Themi se është më mirë, sepse në këtë mënyrë kemi bashkuar mes hadithit të Talk bin Aliut radijallahu anhu, në të cilën ai e pyet profetin salAllahu alejhi ue selem në lidhje me burrin i cili preku organin e tij gjenital gjatë namazit, se a duhet të merr abdes ai apo jo, dhe ai salAllahu alejhu ue selem u përgjigj:

إنما هو بضعة منك

“Ai (organi gjenital) është një pjesë nga ti?”

Dhe hadithit të Basrah bint Safuan radijAllahu anha ku profeti ka thënë:

من لمس ذكره فليتوضأ

“Kushdo që prek organin e tij gjenital, le të merr abdes.”

Burimi: Shejkh Ibën Baz, Lika’ati ma’a esh-Shejkhejn, pyetur nga Abdullah et-Tejjar (1/62)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit