5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Pse nuk lejohet mbajtja e hajmalive as për zbukurim?

Më të lexuarat

Përgjigja:

Porse ka prej njerëzve që thonë: “Unë i vë hajmalitë vetëm për zbukurim dhe nuk kam ndërmend me to gjëra të ndaluara (pra nuk besoj në to).” Një pjesë e vogël e njerëzve e thonë këtë.

Kështu që ne themi: “Me të vërtetë ai që vë hajmali për të larguar një dëm dhe beson se hajmalia është një shkak për këtë, atëherë ai ka bërë shirk, shirk të vogël. Nëse ai e vë për zbukurim, atëherë kjo gjë është e ndaluar për shkak se me këtë veprim i përngjason atij që kryen shirk të vogël. Pra çështja sillet rreth ndalimit të të gjitha llojeve të hajmalive, pavarësisht nëse ai beson në to ose nuk beson në to. Kjo sepse në rastin ku ai beson se hajmalia është një shkak, atëherë kjo është shirk i vogël. Nëse ai nuk e beson këtë, atëherë ai u përngjason mushrikëve pasi i dërguari i Allahut (ﷺ) ka thënë:

“مَنْ تَشَبَّهَ بِقَوْمٍ, فَهُوَ مِنْهُمْ“

“Kush i përngjason një populli, atëherë ai është prej tyre.” 1


1 [Ahmedi në Musnedin e tij (nr. 5114), dhe Ibn ebi Shejbe në musanef (nr. 19437) nga hadithi i Ibn Umerit , Allahu qoftë i kënaqur me të. Zinxhirin e transmetimit e ka konsideruar të mirë (hasen) Ibn Haxheri në Fet’h, vëll 6/98]. ”

Shejkh Salih bin Abdul-Aziz bin Alush-Shejkh
Burimi: Temhid Li Sherh Kitab et-Teuhid, fq. 110
www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit