6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Si e njeh Zotin tënd?

Më të lexuarat

Pyetje: “Si e njeh Zotin tënd?”

Përgjigje: “Unë e njohë atë përmes shenjave të Tij dhe krijesave të Tij. Prej shenjave të Tij janë nata, dita, dielli dhe hëna. Ndër krijesat e tij janë shtatë qiejt dhe shtatë tokët.

Argument për këtë është se Allahu ka thënë:

وَمِنْ آيَاتِهِ اللَّيْلُ وَالنَّهَارُ وَالشَّمْسُ وَالْقَمَرُ لَا تَسْجُدُوا لِلشَّمْسِ وَلَا لِلْقَمَرِ وَاسْجُدُوا لِلَّهِ الَّذِي خَلَقَهُنَّ إِن كُنتُمْ إِيَّاهُ تَعْبُدُونَ

“Dhe nga shenjat e Tij janë nata dhe dita, edhe dielli dhe hëna. Mos u bini në sexhde as diellit e as hënës, por bini në sexhde vetëm Allahut i Cili i krijoi ato, nëse jeni vërtet që e adhuroni Atë!” 41:37

Allahu gjithashtu ka thënë:

إِنَّ رَبَّكُمُ اللّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ يُغْشِي اللَّيْلَ النَّهَارَ يَطْلُبُهُ حَثِيثًا وَالشَّمْسَ وَالْقَمَرَ وَالنُّجُومَ مُسَخَّرَاتٍ بِأَمْرِهِ أَلاَ لَهُ الْخَلْقُ وَالأَمْرُ تَبَارَكَ اللّهُ رَبُّ الْعَالَمِينَ

”Vërtet, Zoti juaj është Allahu që krijoi qiejt dhe tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi arsh. Ai me errësirën e natës e mbulon ditën, e cila e ndjek atë; dielli, hëna dhe yjet i nënshtrohen urdhrit të Tij. Vetëm Atij i përket krijimi dhe sundimi. I Shenjtëruar dhe i Lartësuar është Allahu, Zoti i gjithësisë!” 7:54”

Imam Muhamed bin Abdul-Vehab

Burimi: “50 Pyetje dhe Përgjigje mbi Çështjet e Besimit”

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit