34.1 C
Pristina
Wednesday, June 19, 2024

Punonjësit e kompanisë Google protestojnë kundër kontratës me Izraelin

Më të lexuarat

Protestat u drejtuan nga një grup i quajtur “No Tech For Apartheid”, i cili thotë se kërkon që Google dhe Amazon “të anulojnë kontratën e tyre Nimbus me qeverinë dhe ushtrinë izraelite”

Punonjësit e kompanisë Google mbajtën protesta kundër lidhjeve të kompanisë me Izraelin në dy nga zyrat e gjigantit të teknologjisë në California dhe New York City, transmeton Anadolu.

Protestat u drejtuan nga një grup i quajtur “No Tech For Apartheid”, i cili thotë se kërkon që Google dhe Amazon “të anulojnë kontratën e tyre Nimbus me qeverinë dhe ushtrinë izraelite”.

Në Sunnyvale, California, protestuesit u zotuan të qëndrojnë derisa Google të përfundojë kontratën e saj prej 1,2 miliard dollarësh me Amazon, e cila do t’i sigurojë Izraelit shërbime cloud dhe qendra të dhënash për projektin Nimbus.

Protesta u transmetua drejtpërdrejt në kanalin Twitch të grupit.

Rreth 10 orë pas protestave, policia arrestoi grupe punonjësish në New York dhe California, njoftoi grupi në X.

Protestat përkojnë gjithashtu me ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, ku nga 7 tetori janë vrarë pothuajse 34 mijë persona.

– Projekti Nimbus

Nimbus përfshin një sistem cloud dhe sistem të mësimit artificial që mundëson ruajtjen, mbledhjen, analizën, identifikimin e motiveve dhe veçorive nga të dhënat dhe parashikimin e të dhënave dhe motiveve të mundshme.

Një kontratë 1,2 miliard dollarë për projektin u nënshkrua në prill 2021 midis Izraelit dhe kompanive Google dhe Amazon.

Izraeli njoftoi në prill 2021 se Google dhe Amazon fituan tenderin masiv shtetëror, duke lejuar Izraelin të krijojë qendrat e tij lokale të serverëve të ruajtjes së cloud.

Sistemi mund të mbledhë të gjitha burimet e të dhënave të ofruara nga Izraeli dhe ushtria e tij, duke përfshirë bazat e të dhënave, burimet dhe madje edhe burimet e vëzhgimit të drejtpërdrejtë si kamerat e rrugëve dhe të dronëve.

Kritikët argumentojnë se projekti mund të ndihmojë Izraelin të vazhdojë sistemin e tij të shtypjes të ngjashëm me aparteid, pjesë e së cilit janë dominimi dhe veçimi i popullit palestinez.
\AA\

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit