2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Veprat që ulin vlerën e Ramazanit?

Më të lexuarat

Veprat që ulin vlerën e Ramazanit

Është për keqardhje se si disa muslimanë të cilët agjërojnë Ramazanin, humbasin shansin që ta shfrytëzojnë këtë muaj në vepra të cilat i ofrojnë tek Allahu, apo gjatë agjërimit veprojnë vepra të cilat cenojnë shenjtërinë e këtij muaji, pra nuk kanë mundësi ta ruajnë veten gjatë këtij muaji nga disa gabime e mëkate.

Janë disa gabime dhe mëkate të cilat përsëriten te disa njerëz Ramazan pas Ramazani dhe vazhdimisht këshilluesit (hoxhallarët) ua tërheqin vërejtjen nga to. Prej tyre janë:

-Pasojat dhe defektet e gjuhës, siç janë: gënjeshtra, përgojimi, bartja e fjalëve, debatet e polemikat e padobishme, ngritja e zërit etj. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë!” Ditët e agjërimit nuk duhet të jenë të njëjta me ditët e tjera të vitit. Agjërimi jonë nuk është në rregull nëse ne nuk e ruajmë gjuhën tonë. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kushdo që nuk braktisë gënjeshtrën dhe të vepruarit me të dhe injorancën, le ta dijë se Allahu nuk ka nevojë që ai të braktisë ushqimin dhe pijen.”

-Dëfrimi, humbja e kohës dhe gjumi i tepërt. Kjo ndodh kur sheh se si njerëzit zhyten dhe qëndrojnë gjatë para rrjeteve sociale, TV-së, programeve denegjeruese të cilat ua dëmtojnë fenë, nuk e ruajnë shikimin e dëgjimin, joshen dhe mashtrohen pas tyre. Allahu thotë: “Allahu dëshiron që t’jua pranojë pendimet tuaja, por ata që jepen pas epsheve, dëshirojnë që të largoheni krejtësisht nga udha e drejtë.” Nisa 27. Shumë njerëz tregohen të pakujdesshëm ndaj shikimit e dëgjimit të gjërave që janë të ndaluara, por nuk e dinë se me këtë u bëhet nga një pikë e zezë, të cilat pastaj ndoshta edhe ua mbulojnë zemrat, e pastaj nuk dinë të dallojnë të mirën nga e keqja.

-Braktisja e leximit të Kuranit, apo leximi pa meditim, vetëm me gjuhë, pa përfituar aq shumë.  Allahu thotë: “Ky (Kuran) është një libër i bekuar, që Ne ta kemi zbritur ty (Muhamed), për të përsiatur mbi vargjet e tij…” Sad 29. Të lexojmë Kuran ngadalë, mirë, siç duhet, me meditim e reflektim mbi mësimet e tij. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Nuk e kupton Kuranin ashtu siç duhet ai i cili e lexon në më pak se tri ditë.”

-Mosnxitimi në punë të mira, pra mjaftohen vetëm me agjërim dhe namaz të teravive. Ndërsa, nuk nxitojnë tek aspektet e bamirësisë, apo te mëshira ndaj njerëzve të ngratë, apo tek ushtrimi i iftareve për nevojtarët, apo te vizitimi i të afërmve, apo te prezantimi në ligjërata etj. E privojnë veten nga shumëfishimi i shpërblimeve në këtë muaj.

-Ikja e namazit me xhemat. Edhe ky është prej gabimeve të mëdha.

-Mosfalja e namazit të teravive, shpërblimi për të cilin është shumë i madh (falja e mëkateve).

Hoxhë Petrit Perçuku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit