8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Sprova e varrit – Pyetje dhe përgjigje nga feja islame

Më të lexuarat

Sprova e varrit

▪️Profetët kanë njoftuar se njerëzit do të merren llogari dhe do të dënohen për punët e tyre nëse nuk janë të mira edhe para ditës së Llogarisë së Madhe, kur ata të jenë në varret e tyre.
Profeti ynë sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në lidhje me ymetin e tij ka thënë:
“Ky umet do të sprovohet në varret e tyre. Sikur të mos kisha frikë se do ta linit varrosjen do ta kisha lutur Allahun që ta dëgjonit dënimin e varrit të cilin po dëgjoj.” E transmeton Muslimi.

▪️Për këtë arsye, Hudhejfja radijAllahu anhu thoshte: “Në varr ka llogari.” .

Kurse El-Mugira bin Shu’be radijAllahu anhu thotë: “Njerëzit thonë: Kiameti, Kiameti! Kiameti i tyre është vdekja e tyre.”

▪️Dijetarët e Islamit në lidhje me këtë çështje thonë: “Besimtari merret në llogari në varr që ta ketë më të lehtë llogaridhënien në qëndrimin e tij (Ditën e Ringjalljes). Kështu, ai sprovohet në Berzah (Jeta e Varrit) që kur të dalë prej varrit të ketë shlyer gabimet e tij.”.
Shih librin “El-Hauij lil Fetaua” të Imam Sujutit.

▪️Shkëputur nga libri “Histori të bukura të rrëfyera nga Profeti Muhamed (alejhi selam) -qëllime dhe dobi-“.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit