3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Cili është trajtimi për personin i cili vuan nga ankthi, depresioni, pikëllimi, dhe sëmundjet psikike, dhe cili është trajtimi i shqetësimit, vesveseve, syrit të keq dhe magjisë?

Më të lexuarat

Pyetje: Cili është trajtimi për personin i cili vuan nga ankthi, depresioni, pikëllimi, dhe sëmundjet psikike, dhe cili është trajtimi i shqetësimit, vesveseve, syrit të keq dhe magjisë? Allahu ju ruajt.

Përgjigje: Kjo futet në dy kategori. Ai ose vuan nga një sëmundje psikike dhe në këtë rast duhet të konsultohet me psikologët dhe ata ndoshta mund të gjejnë trajtim për të.

Ose sëmundja e tij mund të jetë rezultat i vesveseve, shqetësimit dhe mërzitjes të shkaktuar nga shejtani. Trajtimi i kësaj bëhet duke bërë dhikër Allahun -azze ue xhel- dhe duke u lutur me lutjet autentike nga Kurani dhe sunneti, po ashtu edhe me dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Dhe para gjithë kësaj, njeriu duhet të jetë i kujdesshëm ndaj 5 namazeve ditore sepse ato e ndihmojnë robin në të gjitha çështjet e tij siç ka thënë Allahu -xhela ue ala-:

“Kërkoni ndihmën e Allahut me durim e me namaz! Kjo është njëmend e vështirë, përveçse për të devotshmit.” El-Bekare, 2:45


Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit