Opozita serbe akuzon Vuçiç si hajn, dy politikanë në grevë urie
Opozita serbe nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve të së dielës, nga të cilat Vuçiç dhe partia e tij u shpallën sërish fitues.
Ndaj, Beogradi është përfshirë nga protesta opozitare ku kërkohet përsëritja e tyre me pretendimet për vjedhje votash e manipulime të ndryshme. Pra, afërsisht si në Shqipëri. Por kursesi në Kosovë. Në këtë pikë, Kosova është shumë para Serbisë e Shqipërisë.
Përfaqësuesit e koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës” dorëzuan në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dëshmi për abuzime të shumta, të cilat i kanë përdorur për të mbështetur pretendimet e tyre, duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve.
Dy liderët e kësaj liste, Marinika Tepiç dhe Miroslav Aleksiç, filluan një grevë urie deri në anulimin e zgjedhjeve në Beograd.
Parregullsi të shumta në procesin zgjedhor, përveç opozitës, kanë vënë në dukje edhe vëzhguesit ndërkombëtarë të hënën, ndërsa protesta e mbrëmshme, e cila filloi të hënën në orën 18:00 në qendër të Beogradit, është fillimi i krizës paszgjedhore.
Opozita ka paralajmëruar bllokadë të institucioneve për ditët në vijim. /tesheshi.com/