11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Zgjedhjet: në Serbi e Shqipëri, ajo që kurrë s’ndodh në Kosovë

Më të lexuarat

Opozita serbe akuzon Vuçiç si hajn, dy politikanë në grevë urie

Opozita serbe nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve të së dielës, nga të cilat Vuçiç dhe partia e tij u shpallën sërish fitues.

Ndaj, Beogradi është përfshirë nga protesta opozitare ku kërkohet përsëritja e tyre me pretendimet për vjedhje votash e manipulime të ndryshme. Pra, afërsisht si në Shqipëri. Por kursesi në Kosovë. Në këtë pikë, Kosova është shumë para Serbisë e Shqipërisë.

Përfaqësuesit e koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës” dorëzuan në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dëshmi për abuzime të shumta, të cilat i kanë përdorur për të mbështetur pretendimet e tyre, duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve.

Dy liderët e kësaj liste, Marinika Tepiç dhe Miroslav Aleksiç, filluan një grevë urie deri në anulimin e zgjedhjeve në Beograd.

Parregullsi të shumta në procesin zgjedhor, përveç opozitës, kanë vënë në dukje edhe vëzhguesit ndërkombëtarë të hënën, ndërsa protesta e mbrëmshme, e cila filloi të hënën në orën 18:00 në qendër të Beogradit, është fillimi i krizës paszgjedhore.

Opozita ka paralajmëruar bllokadë të institucioneve për ditët në vijim. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit