1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

A e dini vlerën e thirrjes në Islam?

Më të lexuarat

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Thirrja për tek Allahu i Madhëruar ka vlerë të madhe në Islam, ndërsa ata që e bëjnë këtë gjë konsiderohen trashëgimtarët e të dërguarve (alejhimus salati ues selam).

Ka ardhur (në Kuran) sqarimi i mirësisë së thirrjes për tek Allahu i Lartësuar në fjalën e Tij: “Kurrsesi mos i lejo ata të të largojnë prej shpalljeve të Allahut, pasi të janë zbritur ty! Fto për tek Zoti yt dhe kurrsesi mos u bëj idhujtar!”[1]

Në fjalën e Tij: “Andaj, ti ftoi ata dhe bëhu dhe përqëdrohu fort në këtë, ashtu siç je urdhëruar.”[2]

Githashtu në fjalën e Tij: “Prej jush, le të jetë një grup[3] që thërret tek e mira,[4] urdhëron për mirë dhe ndalon nga e keqja.[5] Pikërisht këta janë të shpëtuarit[6]“.[7]

Po ashtu në fjalën e Tij: “E kush flet më bukur se ai që i fton njerëzit drejt Allahut, bën vepra të mira dhe thotë: “Unë, me të vërtetë jam musliman.”[8]

Në dy librat autentik të haditheve[9] transmetohet nga hadithi i Ibën Abasit radijAllahu anhuma se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e dërgoi Muadhin në Jemen dhe e urdhëroi atë që t’i ftonte ata (jemenasit) në Islam, në faljen e namazit dhe në dhënien e zekatit.

Nga Sehl bin Sad radijAllahu anhu se: Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha Ali bin Ebi TAlibit radijAllahu anhu ditën e Hajberit: “Ec i qetë derisa të mbërrish tek ata e më pas ftoi në Islam dhe të drejtat e Allahut ndaj tyre. Nëse Allahu udhëzon dikënd nëpërmjet teje, kjo është më mirë për ty se devetë e kuqe “.[10]

Nga Temim bin Eus ed-Darij radijAllahu anhu transmetohet se: Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Feja është këshillë”. Thamë: O i Dërguari i Allahut, për kë? Tha: “Për Allahun, për Librin e Tij, për të Dërguarin e Tij, për prijësit e muslimanëve dhe muslimanët në përgjithësi“.[11]

Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu transmetohet se: Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush thërret për në udhëzim, ai do të ketë shpërblimin e të gjithë atyre që do ta ndjekin, duke mos iu pakësuar asgjë nga shpërblimet e tyreE kush thërret për në humbje, ai do ketë mëkatet e të gjithë atyre që do e ndjekin, duke mos iu pakësuar asgjë nga mëkatet e tyre.”[12]

“Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 27

https://udhaebesimtareve.com/

 

Përktheu: Unejs Sheme

[1] El-Kasas, 87

[2] Esh-Shura, 15

[3] I mjaftueshëm, të cilët e përmbushin nevojën për gjërat që përmenden në vijin dhe për mjetet që i sigurojnë ato gjëra, siç është dija për mësimin e fesë dhe mësimin e saj të tjerëve, xhihadi për mbrojtjen e fesë dhe të muslimanëve si dhe për ngritjen lart të Islamit dhe të Fjalës së Allahut.

[4] Që i thërret dhe i fton njerëzit në Islam dhe në ligjet e tij të vendosura nga Allahu.

[5] Urdhëron për bindje ndaj Allahut, për zbatim të urdhrave të Tij dhe për mirësi ndaj njerëzve, dhe ndalon nga idhujtaria e mosbesimi dhe nga veprat e shëmtuara e të këqia.

[6] Të shpëtuarit tek Allahu nga ajo që kishin frikë prej dënimit të Tij dhe fituesit e asaj që dëshironin: arritjen e kënaqësisë së Allahut dhe qëndrimin përgjithmonë në xhenetet dhe mirësitë e Allahut.

[7] Al-Imran, 104

[8] Fusilet, 33

[9] Buhariu dhe Muslimi

[10] Buhariu me nr. (3009) dhe Muslimi me nr. (2406)

[11] Muslimi me nr. (55).

[12] Muslimi me nr. (2674).

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit