-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

A del nga feja personi i cili e do mëkatin me zemrën e tij?

Më të lexuarat

Pyetje: Ai që kryen një mëkat, si psh pirja e alkoolit dhe ai e di se kjo është haram, por zemra e tij nuk e refuzon (nuk e urren) këtë veprim por përkundrazi, ai dëshiron të pijë. A del nga feja ky person pasi ai nuk e refuzon këtë veprim me zemrën e tij?

Përgjigje: Jo. Ai nuk bën kufër (nuk del nga feja) përderisa ai nuk beson se ky veprim është i lejuar. Ai nuk ka thënë se alkooli është hallall kështu që ai nuk ka bërë kufër (nuk ka dalë nga feja). Vetëm fakti që ai pi alkol, ky veprim konsiderohet mëkat. Përderisa ai nuk beson se ky veprim është i lejuar (hallall), ky veprim i tij është një mëkat dhe është një nga mëkatet e mëdha për të cilat duhet ndëshkuar dhe duhet goditur me kamzhik, megjithatë, ai nuk ka bërë kufër përveçse nëse ai beson që ky veprim është i lejuar dhe thotë: ”Kjo është hallall – e lejuar”.

 

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit