Pyetje: Prindërit e mi kanë vdekur, por ata i kanë dhënë një fëmijë dajës, pyetja është a i ndahet pasuria e prindërve edhe fëmijës së falur?
Përgjigje: Ky është një gabim që bëhet në botën ballkanase shqiptare, tek adoptimi i fëmijëvë pra nuk u tregohet fëmijëve e vërteta dhe kjo nuk lejohet fetarisht; pra ai rritet, edukohet martohet duke besuar se dy prindër të huaj biologjik janë prindërit e tij dhe kjo në islam nuk pranohet. Ky fëmijë duhet të njoftohet që ëshhtë fëmiu i prindërve tuaj dhe nga kjo ta njoftoni në ndarjen e pasurisë dhe t’i jepni pasurinë që i takon, pamarrë parasysh se edhe nga daja merr pasuri.
Hoxhë Ahmed Kalaja