5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Cilat janë dhjetë shkaqe që e largojnë dënimin që me veti e sjell një gjunah i vepruar?!

Më të lexuarat

DHJETË SHKAQE QË E LARGOJNË DËNIMIN E GJUNAHUT

Padyshim se ne jemi krijesa që për nga natyra jonë është se vazhdimisht biem në mëkate, por ajo që duhet gjithmonë pasur parasyshë është fakti se shpesh gjunahet i kanë pasojat e veta me të cilat pasoja goditet vepruesi i tyre.

Allahu (subhanehu ue teala) është i mëshirshëm për ne dhe na ka mundësuar që kur të biem në gabime, të kemi mundësi që të bëjmë dicka që t’a përmirsojmë atë gabim dhe t’i shmangim pasojat eventuale nga ai mëkat.

Dijetari i njohur ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) në Fetvatë e tij ka përmendur dhjetë shkaqe që e largojnë dënimin që me veti e sjell një gjunah i vepruar, e ato janë:

  1. Pendimi i sinqertë tek Allahu, ashtuqë Allahu pranon pendimin e tij dhe se ai që është penduar prej gjunahit është sikurse mos me pasur gjunah fare.
  2. Kërkimi i faljes prej Allahut, dhe kush kërkon falje, Allahu e fal atë.
  3. Bën vepra të mira të cilat ia shlyejnë veprat e këqija.
  4. Të afërmit e tij bëjnë dua për atë dhë kërkojnë prej Allahut që t’a fal atë, ose kur ai është  gjallë, por edhe pas vdekjes.
  5. Ose kërkojnë që Allahu t’i bekojë për veprat e mira që i kanë bërë.
  6. Kaplimi i ndërmjetësimit të Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në Ditën e Gjykimit.
  7. Allahu (subhanehu ue teala) e sprovon në dunja me sprova të cilat ia “lajnë” gjunahet.
  8. Allahu e sprovon në jetën e varrit.
  9. Allahu e sprovon në Ditën e Gjykimit.
  10.  Ose Allahu e kaplon me mëshirën e Tij absolute dhe ia fal krejt gjunahet që janë më të vogla sesa shirku.

Nga: Ahmed ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë)

Përktheu dhe përmblodhi: Mr Enis Arifi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit