9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

A është obligative shprehja e shehadetit me zë dhe të shkoj tek hoxha nëse dëshiroj të bëhem mysliman?

Më të lexuarat

Para përgjigjes së kësaj pyetje, vlen të ceket se hyrja në Islam, apo përqafimi i Islamit si fe e vetme e pranuar tek Allahu, është begatia më e madhe që mund ti jepet një njeriu. Ajo është përzgjedhje dhe favorizim që ta bën Krijuesi, dhe të dallon nga mesi i shumë njerëzve të tjerë, nder që nxjerr njeriun nga errësira e humbjes dhe devijimit, në dritën e shpëtimit dhe udhëzimit.

Në Kuran, Allahu (subahenahu eu teala) përmend këtë mirësi duke thënë:
Ky Libër është udhëzim i Allahut, me të Allahu e udhëzon kë të dojë, e kë Allahu e shpie në humbje, s’ka kush që mund ta udhëzojë. (ez Zumer:23)

Njashtu thotë:

“…por Allahu disave prej jush ua ka bërë të këndshëm besimin dhe ua ka zbukuruar atë në zemrat tuaja, e ua ka urryer juve mohimin, ngatërresat dhe mëkatet. Të tillët janë në rrugën e drejtë. Me mirësinë dhe dhuntinë e Allahut. – E, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë. (el Huxhurat: 7,8)

Andaj, njeriu duhet të jetë falënderues dhe vlerësues i kësaj mirësie, dhe ta lus Zotin që ta ndihmojë dhe ta forcojë në këtë rrugë. Allahu në Kuran përmend lutjet e atyre, ku thotë:

Zoti ynë! Mos na i shmang zemrat tona, pasi që na i ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe epna nga mëshira Juaj; Ti, me të vërtetë je Ai që dhuron shumë! (Al Imran: 8)

Po ashtu, Enes Bin Malik tregon se nga lutjet e shumta që i bënte i Dërguari (alejhi salatu ve selam) ishte: “O Rrotullues i zemrave, ma bë të pandryshueshme zemrën time në fenë Tënde. E unë e pyeta: O i Dërguar i Allahut, ne ty të besuam, dhe asaj me çfarë ti erdhe, a frikohesh për ne? Tha: Po, vërtetë zemrat janë mes dy gishtërinjve prej gishtërinjve të Allahut, i rrotullon si të do Ai.”

Sa i përket të shprehurit me zë të shehadetit, nuk e di se dikush nga dijetarët e ka kushtëzuar diçka të tillë, e as të shkuarit tek hoxha. Mjafton që ta besosh, dhe ta shqiptosh atë që e beson, edhe nëse nuk të dëgjon njeri. Kjo është çështje që ka të bëjë mes teje dhe Allahut.

Por pasi që njeriu pranon Islamin, obligohet që ta shfaq të njëjtën, sepse me pranim të islamit ndërlidhen shumë të drejta juridike, si martesa, trashëgimia, adhurimet, etj.

Nga ky obligim përjashtohet ai i cili është në një shoqëri, a familje, ku mund ti rrezikohet siguria apo feja e tij. Andaj nëse një njeri që pranoj Islamin, nuk gjen mbështetje e as vendstrehim të sigurtë, ku do i ruhet feja, nderi dhe familja e tij, vazhdon ta adhuron Allahun në fshehtësi dhe nuk publikon ndërrimin e fesë deri kur të gjen një zgjidhje.

Allahu e din më së miri

Senad Ramadani

The post A është obligative shprehja e shehadetit me zë dhe të shkoj tek hoxha nëse dëshiroj të bëhem mysliman? appeared first on Pyetje dhe përgjigje nga feja islame.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit