5.9 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Projekti i jetës

Më të lexuarat

Projekti i jetës nuk është një ide moderne. Dijetarët e hershëm jetuan për të realizuar projektet e tyre. Projekti i jetës është projekti për të cilin jeton, projekti me të dilin jeton dhe projekti brenda të cilit jeton. Kësisoj, secili le të zgjedhë projektin që dëshiron. Imam Taberani thoshte për librin e tij “El Muxhem el evsar”: “Ky libër është shpirti im.”. Thoshte kështu sepse kishte punuar për të në maksimum.

Kush nuk bën plane për të realizuar projektin e jetës, jeta do t’i shkojë pa projekt. Megjithatë, njerëzit asnjëherë nuk do të kenë të njëjtin projekt, pasi secili është krijuar për të pasur jetën e tij dhe Allahu i ka caktuar çdo gjëje fatin e saj. Ti duhet të synosh që projekti i jetës sate të jetë i dobishëm për të tjerët gjithashtu, në mënyrë që të fitosh shpërblimet e secilit person që ka përfituar nga projekti yt, deri në Ditën e Kiametit.

Jam i bindur se Sahihet e imam Buhariut dhe imam Muslimit, kanë qenë projektet e jetës së tyre. Secilit i janë dashur plot gjashtëmbëdhjetë vjet për t’i realizuar dhe shiko sa të dobishëm dhe sa të bereqetshëm i ka bërë Allahu këta dy libra.

/ Dr. ALI IMRANI – NGUSHËLLIMI I STUDENTIT/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit