7.9 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Tregu i fjalëve

Më të lexuarat

“Tregu i fjalëve” sot është në modë dhe është pikërisht reklama dhe propaganda e gënjeshtërt dhe e gabuar ajo që e bën mallin e keq të shitet. Ah sikur ato të ishin fjalë prej të cilave përfitohej, që të orientonin drejt një objektivi të qëlluar ose të paktën t’i jepnin lexuesit kënaqësi. Por fatkeqësisht, janë fjalë të parëndësishme, që vetëm të humbin kohën duke i lexuar dhe paratë duke i shpenzuar për to. Për më tepër, të çorientojnë në shumë aspekte; duke dëmtuar fjalorin e gjuhës, mendimin, moralin dhe emocionin, aq sa edhe myftinjtë do ta konsideronin haram pa asnjë mëdyshje në fervatë e tyre, shpërdorimin e parave për blerjen e këtyre librave.

Kjo çështje nuk është aspak bashkëkohore, as prurje e re e kohës sonë, por është një mesele e vjetër qysh kur daton qëllimi i devijimit të masave, i krijimit të madhështisë së rreme, falsitetit dhe së shtrembrës, vazhdon me përmasa të mëdha të përhapet e të shtohet edhe më tepër me anë të shtypit, për shkak të lehtësimit që kanë sjellë rrjetet e komunikimit në këtë fushë, përhapjes në masë të botimeve dhe vërshimit të tregut të penës së huazuar, me propagandën e rrejshme dhe median që u jep famë njerëzve, librave dhe punëve të vdekura.

Dikush e pyeti Sabiun se ç’po shkruante në librin e tij për shtetin Dejlem dhe ai u përgjigj: “Jam duke thurur disa gojëdhëna dhe po trilloj disa gënjeshtra.” ¹

E keqja që formohet duke ndjekur të shtrembrën në këtë kontekst, është se ti kontribuon në lartësimin e të paditurve, në njohjen e naivëve, zbukurimin e gënjeshtrës dhe falsifikimin e së vërtetës.

Burimi: “Ngushëllimi i studentit” Dr. Ali Imran

¹ ” Irshad el Erib” , v, f. 131

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit