1.6 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

A është i lejuar në Islam fitimi 100% në tregti?

Më të lexuarat

Përqindja e fitimit në tregti

Pyetja:

***

Përgjigjja:

Islami e konsideron tregtinë njërën prej metodave më të mira për të fituar pasuri. Allahu i Lartësuar thotë:

O ju që besuat, mos hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vete.” (Nisa: 29)

Në Kur’an dhe Sunet nuk ekziston ndonjë argument që do ta kufizonte fitimin (profitin) me ndonjë përqindje dhe sasi të caktuar, por kjo i është lënë ndërgjegjes së muslimanit dhe rrethanave shoqërore, duke pasur parasysh rregullat e drejtësisë dhe mirësisë si dhe mosdëmtimin e tjetrit.

Mirëpo ekziston dallim mes mallrave të domosdoshme apo të nevojshme për të cilat kanë nevojë shtresat më të gjera të popullatës, e në veçanti nevojtarët dhe të varfrit, dhe mallrave luksoze të cilat blihen vetëm nga të pasurit. Për mallrat e parë fitimi është mirë dhe e preferuar që të jetë më i vogël, për t’u kursyer dhe solidarizuar me të varfrit dhe të ngratët, ndërkaq në mallrat luksoze nuk prish gjë nëse fitimi është më i madh.

Nisur nga kjo, Islami e ndalon rreptësisht monopolin e artikujve ushqimorë në veçanti, sepse nevojat e njerëzve janë më të mëdha, madje të patjetërsueshme, andaj monopoli mbi artikujt ushqimorë është i ndaluar me konsensus të dijetarëve (ixhma).

Për mallrat që nuk konsiderohen të domosdoshme, përcaktimi i fitimit u është lënë njerëzve që ta rregullojnë sipas kushteve të tyre. Ndoshta fshehtësia e kësaj qëndron në atë se përcaktimi i përqindjes fikse për të gjitha mallrat, për të gjitha vendet, për të gjitha kohët, rrethanat dhe grupet nuk do të ishte në funksion të realizimit të drejtësisë.

Transmetohet një hadith i saktë prej Pejgamberit ﷺ që legjitimon fitimin 100%, prej Urve bin Xha’d el-Barikij (Allahu qoftë i kënaqur me të), se Pejgamberi ﷺ i kishte dhënë atij një dinar që t’i blejë një dele, ndërkaq ky bleu për një dinar dy dele dhe pastaj njërën e shiti për një dinar, kështu që ia ktheu Pejgamberit ﷺ një dinar dhe i solli edhe një dele. Pejgamberi ﷺ iu lut Allahut që t’ia bëjë të bereqetshme tregtinë e tij. [1]

Njerëzit që e kanë njohur Urven kanë thënë: “Urveja sikur të blinte edhe dhé, do të përfitonte nga ai.”[1] Kjo jep të kuptojmë se nuk ka kufi sa përqind duhet  të fitojë apo është e lejuar të fitojë shitësi, por gjithsesi duhet marrë parasysh edhe gjendja dhe situata e blerësve, në veçanti kur është fjala për artikujt ushqimorë të përditshëm.

Allahu e di më së miri.

Dr. Shefqet Krasniqi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit