2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Nga parimet madhore të mirëqenies dhe kamjes(pasurimit)!

Më të lexuarat

“NUK KA GJË QË E JEPNI E TË MOS E KOMPENSOJ ALLAHU; AI ËSHTË FURNIZUESI MË I MIRË.” (Kuran: 34:39)
Nga parimet madhore të mirëqenies dhe kamjes është edhe parimi vijues:
“Përkundër çdo gjëje tjetër, begatia dhe lumturia vijnë shumë lehtë për ata që flijohen në shërbim të tjerëve. Kemi të bëjmë me ligjin e pagabueshëm kosmologjik të dhënies, nëpërmjet të cilit, dhënësit i kthehet shumëfishi i asaj që e ka dhënë!”
[Tom Butler-Bowdon, në librin e tij: “50 Prosperity Classics”, (50 veprat klasike të mirëqenies)]
Koment: Ky parim mbi begatinë dhe mirëqenien tingëllon bukur dhe gëzon konsensus në literaturën botërore, dhe në krye të listës së literaturës botërore prinë pa konkurrencë Kurani Famëlartë, i cili, në mbi 200 versete nxit në dhënie dhe altruizëm, për të arritur kënaqësinë e Allahut, që, pa dyshim shënon kulmin e mekanizmit veprues të ligjit të pagabueshëm kozmologjik të dhënies, nëpërmes të cilit personit altruist i kthehet shumëfishi i asaj që e ka dhënë! A thua vallë ka diçka që kthehet në mirën tënde, më të vlefshme se arritja e kënaqësisë së Allahut, nëpërmes dhënies? Nuk dua të përjashtoj këtu format e tjera të lëvizjes së ligjit të dhënies në të mirën e dhënësit, por, do të duhej që më kryesorja të vihej në rend të parë, pasi që po flasim për parimet e mirëqenies, prosperitetit dhe lumturisë!

/Hoxhë Rijad Misini/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit