3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Në cilin nivel je?

Më të lexuarat

Ndërsa po i afrohemi mesit të Ramazanit, ne duhet të vleresojmë veten në aspektin e produktivitetit shpirteror, produktivitetit fizik dhe produktivitetit social Zakonisht njerëzit mund të ndahen në 3 kategori në lidhje me kohën e shfrytëzuar.

Kategoria 1: Ata që filluan mirë dhe vazhdojnë të jenë të suksesshëm. Këta janë startuesit e fuqishëm dhe ata që çdo ditë e shtyjnë veten për ta shfrytëzuar Ramazanin sa më mirë!

Kategoria 2: Ata që filluan mirë, por ngadale, fillojnë të rrëshqasin në veprat e tyre të mira. Këta janë njerëzit që patën një fillim te mrekullueshëm e të fortë, por shpejt ata u relaksuan dhe vetëm kur pané se oraret e tyre janë prishur.

Kategoria 3: Ata që kishin një fillim të keq dhe nuk janë të sigurt se çfare duhet të bëjnë për ta kompensuar atë që u ka ikur.

Për ju të Kategorisë 1 – Allahu i Lartësuar ju mbajtë të palëkundur! Vazhdoni punën e mirë dhe mos e lini kurret Siç është transmetuar në hadith se Allahu i do veprat e mira që bëhen në vazhdimësi.

Për ju të Kategorisë 2- mos u frikësoni Rishikoni se çfarë duhet të ndryshojë në jetën tuaj në mënyrë që të mund të ktheheni ne rrugën e duhur dhe t’i vendosni vetes një objektiv për te bërë me mire në 10 ditët e ardhshme. Mos e humbni shpreson; Pjesa më e mirë e ketij muaji nuk ka ardhur ende Insha Allah!

Për ju të Kategorisë 3-ju duhet të ndryshoni qysh SOT! Çohu tani, merr abdes, fal 2 rekate për Allahun e Lartësuar dhe lute Atë që të të ndihmojë të shfrytëzosh sa më mirë Ramazanin. E, nëse vazhdoni ashtu siç jeni, do të arrini në fund to Ramazanit duke ndjerë keqardhje, në kohën kur do të jetë tepër vonë dhe nuk do të keni askënd për të fajësuar përveç vetes.

/30 këshilla për një ramazan produktiv dhe pa gabime/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit