14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

A e ke goditur cakun e gjysmës së rrugës?

Më të lexuarat

Këtu janë përgjigjet për disa pyetje të bëra shpesh:

P. Si mund ta dalloni se jeni i lodhur fizikisht kundrejt të qenit thjesht dembel?

Përgjigja: Shumë lehtë mund të ndodh qe dembelizmi ynë të maskohet si lodhje fizike. Qëndrojmë në teravi dhe këmbët na dridhen, ose lexojmë Kuran dhe qepallat vec sa s’na mbylien, por në momentin që dalim nga xhamia ose mbyllim Kuranin, befas ndihemi shume energjikë. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj kësaj, të kapim veten dhe ta qortojmë kur kuptojmë se nuk jemi të lodhur, por thjesht jemi dembelë.

Përpiquni të gjeni shkakun mënjësor të këtij dembelizmi: është mungesë sinqeriteti? Imani ulet? Një mëkat që keni bërë që po ju pengon të shijoni veprën e mirë? Bëj dua që Allahu i Lartësuar ta largojë këtë dembelizëm prej teje. Ju nuk dëshironi që ai t’ju prishë Ramazanin.

Megjithatë, nëse trupi juaj vërtet dhemb dhe nuk keni fjetur siç duhet për ditë të tëra, atëherë jeni të lodhur fizikisht dhe duhet të pushoni urgjentisht.

P. Si mund të kapërcehet mendimi: “më lejoni ta kapërcej këtë vepër të mirë kësaj radhe, do ta bëj më vone”?

Përgjigja: “Tesuifi” – ose fjala arabe “seute” – që do të thote “do ta bej!” është një mashtrim i zakonshëm i shejtanit. Në fakt, ky është një nga truget e tij më të mira. Tingellon shumë mirë të vonosh një vepër të mirë derisa të arrijë koha “perfekte” për të, POR koha e përsosur nuk do të vijë kurrë. Koha perfekte është

TANI! Mos harroni gjithashtu se çdo ditë e Ramazanit që kalon pa bërë sa më shumë vepra të mira që mundeni është një ditë që ka ikur përgjithmonë dhe nuk do ta shihni më kurrë deri në Ditën e Gjykimit. Pra, si dëshironi t’i shihni ditët tuaja të Ramazanit në Ditën e Gjykimit? Plot me vepra të mira apo me zbrazëtira, ngaqë vazhduat të “kapërceni” veprat e mira?

Nëse keni ardhur në gjysmë të këtij muaji të bekuar, mos i lini t’ju rrëshqasin veprat e mira; në vend të kësaj, investoni në ato pak ditë që kanë mbetur.

/30 këshilla për një ramazan produktiv dhe pa gabime/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit