0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Ferma hidroponike”, metroja në Tajvan që rrit sallatë organike

Më të lexuarat

Tashmë teknologjia ka mundësuar rritjen e perimeve duke evituar pesticidet dhe kjo nëpërmjet fermave hidroponike, një mjedis steril dhe efekti i ndriçimeve LED. Kështu është ferma “Metro Fresh” në Taipei, në një stacion metroje e cila rrit sallatë.

E vendosur në stacionin Nanjing-Fushing të kryeqytetit Taipei, ferma hidroponike “Metro Fresh” prej 40 metrash katrorë rrit sallatë nën ndriçimin LED në një mjedis steril për të eleminuar përdorimin e pesticideve.

Drejtoresha ekzekutive e “Unimicron Technology” që drejton fermën e metrosë shprehet se:

“Një gjë për të cilën shumica e njerëzve janë të shqetësuar është përdorimi i pashmangshëm i pesticideve në bujqësinë tradicionale të tokës.”

Ferma e metrosë përdor teknologjinë shkencore për të rregulluar kushtet si drita, temperatura dhe lëndët ushqyese më të dobishme për rritjen e bimëve.

“Ne përdorim bujqësinë hidroponike dhe kështu nuk kemi problem me vezët e insekteve. Frika më e madhe e të gjithëve kur hahet një sallatë është vezët e insekteve,” tha ajo.

Bujqësia vertikale e brendshme, e njohur gjithashtu si “fermat e zgjuara”, po bëhet gjithnjë e më popullore pasi të rinjtë e ishullit po hezitojnë gjithnjë e më shumë të hyjnë në fuqinë punëtore bujqësore.

Fermat inteligjente kanë më pak intesitet të punës dhe përdorin teknologjinë për të rritur prodhimet dhe për të zbutur luhatjet e motit. euronews

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit