2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Zbulohet kopshti tropikal magjik në aeroportin e Katarit pak ditë përpara Kupës së Botës [Foto]

Më të lexuarat

Një kopsht tropikal magjik, gati-gati i fshehur nga syri jashtë, është ai që do të presë krahëhapur, 32 ekipe dhe miliona turistë, që këtë nëntor do të udhëtojnë drejt Dohas në Katar, për të ndjekur nga afër skuadrën e zemrës.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Katarit, gati në kapacitet të plotë, për të mirëpritur ekipet yje të botërorit, por edhe turistët e tifozët, që kompeticionin më të famshëm të futbollit botëror, do ta ndjekin nga vendi që fitoi të drejtën për ta organizuar atë. Aeroporti ekzistonte edhe më herët, por kjo pjesë e tij, është zgjeruar së fundmi, si pjesë e përgatitjes së shtetit të Lindjes së Mesme, enkas për Kupën e Botës.

Krenar për këtë vepër të jashtëzakonshme, drejtori i “Qatar Airways”, Akbar Al Baker, thotë se Kopshti Orkard, siç ai quhet, nuk ka të dytë në botë. Një kopsht i tillë ekziston vetëm në Hamad International airport.

Ai thotë se prej vitesh, e ka ndjerë paragjykimin e fortë, edhe mediatik, se si një vend i vogël si Katari, arriti të fitojë të drejtën për të organizuar këtë event sportiv.

Vetëm falë zgjerimit të aeroportit, tashmë mund të akomodohen në të, gati 58 milionë pasagjerë, në rritje me 18 milionë pasagjerë, nga sa ishte në 2010 kapaciteti i tij.

Por çfarë ka të veçantë ky kopsht magjik, përveç se është ndërtuar brenda një aeroporti? Kopshti është shtëpi e 90 brendeve të ndryshme nga e gjithë bota, me një qendër tregtare për mbi 10 mijë metra katror. Pjesë e tij, për të gjithë pasagjerët, do të jenë edhe bare e restorante, thuajse në natyrë të hapur, rrethuar me gjelbërim. Më konkretisht, pjesë e kopshtit do të jenë 65 dyqane luksi, 35 autlete, 20 bare e restorante po ashtu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit