2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Më shumë falimente sesa biznese të reja në BE – Nga shifrat e Eurostat

Më të lexuarat

Regjistrimet e bizneseve të reja në Bashkimin Europian u rritën me 2.6% në tremujorin e tretë të vitit 2022 në krahasim me tremujorin e mëparshëm, pasi më parë kishin rënë lehtësisht në dy tremujorët e parë të këtij viti.

Për sa i përket falimentimeve, ato shënuan sërish rritje për të pestin tremujor rradhazi, pas një rënieje prej 9.6% në tremujorin e dytë të 2021-shit krahasuar me tremujorin e parë të po atij viti. Të dhënat e fundit tregojnë se në tremujorin e tretë 2022, falimentimet u rritën ndejshëm, me 16.3% krahasuar me tremujorin e dytë të 2022-shit.

Në tremujorin e tretë të 2022, krahasuar me tremujorin paraardhës, regjistrimet e bizneseve të reja shënuan rritje kryesisht në ‘industri’ me 8.1%); në sektorët ‘informacion dhe komunikim’ me +2.3% dhe ‘transport dhe ruajtje’ me +1.8%.

Numri i regjistrimeve të bizneseve në tre tremujorët e parë të vitit 2022 ka qenë më i lartë se në periudhën para pandemike të vitit 2019. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019, tremujori i tretë i vitit 2022 ka shënuar rritje prej 6.2% të regjistrimeve të bizneseve të reja.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, sektori i “transportit dhe magazinimit” ishte i vetmi sektor që regjistroi një rënie prej -5.4% të falimentimeve në tremujorin e tretë të 2022, ndërsa të gjitha aktivitetet e tjera patën rritje. Rritja më e lartë e falimentimeve u regjistrua në kategoritë “akomodim dhe shërbime ushqimore” me +24%, “aktivitete financiare dhe sigurime” me +17.8% dhe “industri” me +16.2%. Më së paku u rritën falimentimet në sektorin e ‘informacionit dhe komunikimit’, me +1.6%.

Rënia më e madhe e numrit të falimentimeve në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2022 dhe periudhën para pandemisë, u regjistrua në kategoritë “ndërtim”, “industri” dhe “informacion dhe komunikim”./scan/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit