-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

A ju lejohet femrave t’i pastrojnë flokët me shampon që është me Keratin?

Më të lexuarat

Pyetja:

A ju lejohet femrave t’i pastrojnë flokët me shampon që është me Keratin?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon vetëm Allahut të Lartësuar, përshëndetjet lëvdatat të Dërguarit të Tij.

Keratina është proteinë në trupin e njeriut, që është përbërës esencial për lekurën, flokët dhe thonjtë e tij. Kjo proteinë kujdeset për ruajtjen e shkëlqimit dhe vollumit të flokëve. Mirëpo me përdorimin e tharëses së flokëve, ngjyrave të fokëve, e përbërsve të tjerë kimik, shkaktohet humbja e kësaj vitamine në flokë.
Sot ekszistojnë krema dhe shampone të ndryshme të cilat e përmbajnë këtë vitaminë.
Përdorimi i kësaj vitamine në parim është i lejuar, vetëm se gjatë përdorimit duhet të kemi parasysh disa gjëra:
1. Që kjo lëndë të jetë e pastër fetarisht, gjegjësisht të përfitohet nga kafshët e pastërta, apo nga gjësendet e pastërta fetarisht.
2. Përdorimi i kësaj lëndë të mos shkaktojë ndonjë rrezik për shëndetin; sikur që ndodhë te disa persona të shkaktojë dëmtim serioz të flokut, apo te disa të tjerë shkakton alergji.
3. Nëse kjo lëndë mbetet në flokë mbetje fizike, dmth nuk tretet, apo e bën flokun të yndyrshën deri në atë masë sa nuk mund të depëroj uji në flokë, atëherë avdesi dhe gusli (pastrimi pas kontaktit intim, apo pas përfundimit të ciklit menstrual te femrat) nuk janë të vlefshëm fetarisht, pra, në këtë rast duhet të largohet masa e mbetur në flokë, apo yndyra para se të marrim avdes apo gusël, përndryshe nuk llogaritet se kemi avdes apo gusël.
Nëse ky mast apo shampon tretet në flokë; nuk mbetet asgjë nga masa, apo yndyra e tij në flokë, avdesi dhe gusli janë të vlefshëm.
Allahu e di më së miri.

Hoxhë dr. Rasim Haxha

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit