1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mungesa e punëtorëve, Kosova po merr punëtorë nga Turqia dhe India

Më të lexuarat

Drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Berat Mustafa, thotë se për shkak të mungesës së punëtorëve, Kosova po merr punëtorë nga Turqia dhe nga India. Ai tha se këta punëtorë janë të specializuar dhe kryejnë shumë punë.

“Ka që i kanë marrë nga Turqia, ka edhe shumë kërkesa nga India. Për shkak se ka shumë fuqi punëtore, por edhe janë shumë të trajnuar, të specializuar dhe kryejnë shumë punë”, u shpreh Mustafa.

Ai tha se nuk do të  thoshte se ka mungesë të punëtorëve në Kosovë, por sipas tij nuk ka punëtorë të kualifikuar, duke theksuar se kompanive të mëdha iu kushton trajnimi i tyre.

Xhevat Muqa, ndërmarrësi që u kthye nga Zvicra në Kosovë, foli për tregun e punës dhe mungesën e fuqisë punëtore në vend.

Ai u shpreh se e gjithë kjo është për shkak të mos liberalizimit të vizave.

“Po të kishte qenë liberalizimi i vizave para një dekade kjo nuk kishte me ndodhë sot, sepse të rinjtë e Kosovës kishin pas mundësi me shiju Evropën dhe me pa se çka është e vërteta. Gjithë qytetarët e Kosovës janë me një hamendje t’u jetu në Kosovë”, tha ai.

Ai tha se menjëherë pas luftës është kthyer në Kosovë, ku edhe ka hapur biznes.

Drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Berat Mustafa, tha se çdo prodhues ka mungesë të fuqisë punëtore, duke theksuar se tani po ikin edhe punëtorët që kanë një vend pune e një pagë mesatare.

Ai u shpreh se prodhuesit kanë një trend të rritjes së prodhimit dhe eksportit, por tani mungesa e fuqisë punëtore po vërehet në mënyrë drastike.

“Çdo prodhues ka mungesë të fuqisë punëtore. Po çka është edhe një shqetësuese është se para disa viteve ne e kemi pas problem që kanë ikë një pjesë të njerëzve që kanë qenë të papunësuar, kurse tani kemi ikje të njerëzve të cilët kanë një vend pune dhe kanë një pagë po mendoj që është solide dhe e konsiderueshme”, u shpreh Mustafa.

Ekonomisti Median Hashani u shpreh se ikja nga Kosova për një pagë më të mirë nuk është zgjidhje.

Hashani u shpreh se “paga 2000 euro në Gjermani, në fund të muajit nuk ju mbetën më shumë se 500 euro dhe në Gjermani nuk mundesh me jetu me 500 euro”./rtv21/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit