5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

QASJA MODERNE E LIDERSHIPIT – Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA

Më të lexuarat

 

Teoria e Robert Hausit (Robert House): shtegu – qëllim

Autor i kësaj teorie është hulumtuesi Robert House . Teoria pjesërisht mbështetet në idenë e parashikimit dhe motivimit, nëpërmjet ndihmës për pasuesit për të përcaktuar objektivat e tyre, sqarimit të mënyrave asistuese për realizimin e këtyre objektivave dhe eliminimin e çfarëdo pengese që mund të shfaqet në këtë rrugë. Që të realizojmë këto synime, atëherë ne kemi nevojë për një lider i cili shquhet për sjelljet dhe tiparet e mëposhtme që grafiku shpalos:

  • Sjellja mbështetëse (Supportive Behavior) Konsultohet me nëpunësit, përkujdeset dhe interesohet për nevojat e tyre. Krijon një klimë të përshtatshme për punë produktive.
  • Sjellja e orientimit drejt rezultatit (Oriented Achievement Behavior) Lideri hedh objektiva provokuese të cilat kërkojnë angazhim të madh, duke shfaqur me këtë rast haptazi besimin e madh në punëtorët për realizimin e tyre
  • Sjellja participuese (Participative Behavior) Lideri bashkëpunon me punëtorët për të dhënë zgjidhjet e problemeve me të cilat ballafaqohen. Ai i konsulton ata dhe me seriozitet të madh merr propozimet e tyre me rastin e marrjes së vendimit
  • Sjellja drejtuese (Directive Behavior) Kjo nënkupton fokusimin në detyra dhe gjërat që kërkohen prej tyre. Lideri i njofton punëtorët apo pasuesit me detyrat dhe obligimet që kanë dhe që priten prej tyre (t’i realizojnë).

Është kjo qasja e katërt përkitazi me lidershipin, esencën dhe elementet përbërëse të tij. Teoricienët bashkëkohorë çështjen e lidershipit e shohin si proces interaktiv ndërmjet liderit dhe pasuesve dhe si proces transformues nga një në një tjetër, respektivisht nga një gjendje e keqe në një gjendje më të mirë. E konsiderojnë si lidership karizmatik…

Gjatë shqyrtimit dhe analizimit të mendimeve dhe ideve të autorëve të kësaj qasje, ne, në fakt, gjejmë më shumë formalitete, gjegjësisht art në emërtime dhe tituj, ndryshe, esenca e lidershipit nuk ndryshon shumë nga qasjet paraprake.

Qasjet moderne të lidershipit:

  • Lidershipi transaksional
  • Lidershipi transformues
  • Lidershipi vizionar
  • Lidershipi karizmatik

Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA (drhafezi.net)

LIDERSHIPI I SUKSESSHËM (sipas vizionit kur’anor dhe studimeve bashkëkohore)


[1] E njohur gjithashtu si teoria e rrugës – qëllimit të efektivitetit të udhëheqësit ose modeli i rrugës – qëllimi, është një teori udhëheqjeje e zhvilluar nga Robert House, një i diplomuar i Universitetit Shtetëror të Ohajos, në 1971 dhe i rishikuar në 1996

[2 ] Shih: Northouse, Leadership: Theory and Practice, f. 115-126; Utejbi, El-enmat el-kijadije…., f. 54-56; Talib, Delil et-tedrib el-kijadij, f. 52-53; Tashtush, Hajil Abdulmevla, Esasijjat fi el-kijadeti ve el-idareh – ennemudexh el-islamij fi el-kijadeti ve el-iradeh, (Jordani: 2008), f. 20-45.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit