1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Si të veprojmë ndaj punëtorëve që ju kemi mbetur borxh?

Më të lexuarat

Përgjegjësia ndaj borxhit të lidhur me borxhin tjetër

Babai im ka qenë mjeshtër ndërtimi dhe ka pasur punëtorë fizikë të cilët kanë punuar. Ai u ka mbetur borxh atyre sepse shefi i tij nuk ia ka dhënë të hollat. Tash babai ka vdekur, a ka ai ngarkesë për këtë borxh?***

Përgjigja:

Sipas pyetjes së parashtruar, kuptojmë se babai juaj ka bërë marrëveshje me një person për kryerjen e punës së caktuar me një çmim të caktuar në cilësinë e punëkryesit, pastaj ka bërë marrëveshjen e dytë me punëtorë fizikë në cilësinë e punëdhënësit. Këtu kemi dy akte marrëveshjesh që janë të ndara njëra me tjetrën. Pra, nëse babai juaj ka pasur një firmë ndërtimi që ka punësuar punëtorë fizikë për kryerjen e punëve ndërtimore dhe ndërkohë pas kryerjes së punëve punëdhënësi atij nuk ia ka bërë pagesën, në këtë situatë babai juaj është i obliguar t’ua bëjë pagesën punëtorëve, ngase ai është punëdhënës.

Pasi babai ka vdekur, atëherë nga pasuria e tij, para se t’u ndahet trashëgimtarëve, duhet të ndahet pjesa e vlerës së borxhit për pagesën e  punëtorëve, ndërsa pjesa e mbetur e pasurisë u ndahet trashëgimtarëve.

Mirëpo nëse në aktin e marrëveshjes me punëtorët është cekur që pagesën për kryerjen e punës punëtorët do ta marrin drejtpërsëdrejti prej shefit të tij dhe se ai është vetëm mjeshtër, kurse ata janë punëtorë fizikë, pra ai është vetëm ndërmjetës, ndërsa fitimin do ta ndajnë bashkërisht, në këtë situatë babai juaj nuk ka përgjegjësi ndaj tyre ngase punëdhënësi i babait dhe i punëtorëve fizikë u ka mbetur borxh.

Allahu e di më së miri.

Dr. Shefqet Krasniqi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit