-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Definimi i Ekonomisë – Ekonomia Islame

Më të lexuarat

Ekonomia – Ky term rrjedh nga greqishtja e vjetër nga fjala οἶκος [oikos], dhe do të thotë “shtëpi, tempull, kamp, hallë” dhe fjala νόμος [nomos], që do të thotë zakon, rregull, principe të udhëheqjes në shtëpi,familje,ekonomi dhe më gjërë, shtet .

Ekonomia është një shkencë shoqërore që merret me studimin e prodhimit, shpërndarjes dhe konsumit të të mirave dhe shërbimeve. Ndryshe, ekonomia njihet si shkencë e cila studion të gjitha marrëdhëniet që zhvillohen gjatë një procesi ekonomik, qofshin ato mes qenieve njerëzore, qenieve njerëzore dhe mjeteve të prodhimit apo qenieve njerëzore dhe politikave të prodhimit.

Përkufizimi i mësipërm është një nga shumë përkufizimet e formuluara nga ana e ekonomistëve të famshëm botërorë. Tërësia e marrëdhënieve në prodhim që i përgjigjet një shkalle të caktuar të zhvillimit të forcave prodhuese në një rend shoqëror.

Një përcaktim ekonomik nga një përcaktim tjetër ndyshon në varësi të periudhës se kur është bërë apo edhe nga studiuesi (sipas qasjeve) që ka bërë atë përcaktim.

Njerëzit qysh nga  kohërat  e  lashta  janë interesuar për temat ekonomike.Në shekullin e IV para erës sonë ekonomia u  definua  si pasuri e të mirave material, përkundër definimit të deriatëhershëm si pasuri në para. Pas kësaj periudhë u paraqiten mendime të ndryshme reth definimit të ekonomis, derisa u paraqit punimi i autorit të njohur Adam Smit i cili njëherit njihet edhe si baba i ekonomisë, “Hulumtim reth natyrës dhe shkaqeve për pasurimin e kombeve” ose sic e quajnë shkurt ekonomistët  “Pasuria e kombeve” në vitin 1776. Prej këtij viti ekonomia u bë shkencë e vërtet. Prej atëher deri në këto ditë kjo shkencë fiton rritje të pandalshme.

Pas vitit 1776 kjo disiplinë haset me emrin Ekonomia Politike. Zëvendësimin e termit Ekonomi Politike me termin Ekonomi (economics) e bëri ekonomisti I nohur anglez, profesori I njohur në univerzitetin e njohur Kembrixh Alfred Marshal në vitin 1890 kur botoi librin Principet e ekonomisë (Principles of Economics).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit