Problemet dhe shkeljet publike, sidomos ato që cenojnë drejtpërdrejt fenë dhe parimet e saj, është më se e lejuar të kritikohen në mënyrë publike, sidomos kundrejt njerëzve, të cilëve iu ke dalë borxhit shumë herë në privat, dhe ata, jo vetëm që nuk duan t’ia dinë për kritikat dhe tregohen injorues dhe arrogantë, por veprimet e tyre, për të cilat kritikohen, i konsiderojnë të rregullta dhe të mira!
Në këtë rast nuk kemi të bëjmë thjesht me gabimtarë që nuk reflektojnë ndaj kritikave, por me devijantë e zullumqarë që nuk e meritojnë tolerancën.
Ithtarët e Gylenit dyfytyrësh e hipokrit, i cili pretendon se flet me Allahun e Profetin, e për të cilin gylenistët besojnë se është imami i universit dhe Mesia i pritur, dhe që kanë uzurpuar KMSH-në, nuk e meritojnë më t’i kursesh nga kritika ndaj atyre devijimeve që ata i bëjnë në publik me ndërgjegje të plotë dhe të bindur se po bëjnë mirë.
I Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) ka thënë:
“Kush sheh prej jush një të ligë, le ta ndryshojë atë me dorë, e nëse nuk mundet atëherë me gojë, e nëse nuk mundet atëherë me zemër, dhe ky është besimi më i dobët.”
Kështu që ata që kanë zgjedhur t’i mbajnë ison zullumqarëve e t’iu bëjnë like, edhe kur gylenistët vazhdojnë në zullumin e tyre, të mos na japin leksione feje duke e keqinterpretuar atë, por të kenë frikë Zotin dhe më mirë të heshtin e të mos ndotin veten dhe imazhin e tyre me servilizmin dhe konformizmin e pështirë që shfaqin në publik.