13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

A është më mirë udhëtari të agjërojë apo jo?

Më të lexuarat

Pyetja:

Që në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit inshallah do të udhëtojmë në Egjipt dhe e dimë se nga urtësia e Allahut na është e lejuar që të mos agjërojmë atë ditë, por nëse dëshirojmë të agjërojmë a është kjo më e mirë për ne?

***

Përgjigjja:

Falenderimi i takon Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Udhëtari në lidhje me agjërimin, qëndron në tri gjendje:

  1. Nëse udhëtimi e lodhë dhe e mundon atë, atëherë më mirë është të mos agjërojë në udhëtim. Thotë Pejgamberi ﷺ: “Nuk është prej mirësisë, agjërimi në udhëtim.” [1]
  2. Nëse udhëtimi nuk e mundon atë fare, atëherë më mirë është të agjërojë. Thotë Allahu në Kuran: “E të agjëroni, është më e mirë për ju”. (Bekare, 184)
  3. Nëse udhëtimi e mundon atë aq shumë, saqë mund t’i shkaktojë ndonjë dëm apo sëmundje, atëherë agjërimi për të është i ndaluar dhe prishja e tij është obligim. Thotë Pejgamberi ﷺ për disa njerëz që agjëruan duke qenë në këtë gjendje: “Ata janë mëkatarë, ata janë mëkatarë.” [2]

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami

—————————————————————–

[1] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[2] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit