“Lufta e zhdukjes” fshin mijëra familje nga regjistri civil në Gaza

Më të lexuarat

Të dhënat zyrtare të publikuara nga Zyra Mediatike Qeveritare dhe Regjistri Civil Palestinez zbulojnë një katastrofë demografike dhe humanitare të paprecedentë, të shkaktuar nga agresioni i vazhdueshëm ndaj Rripit të Gazës që nga tetori i vitit 2023. Sipas këtyre të dhënave, okupatori ka fshirë plotësisht më shumë se 2700 familje palestineze nga regjistri civil i Gazës.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se mbi 6020 familje të tjera janë shfarosur, ndërsa nga secila prej tyre ka mbijetuar vetëm një person i vetëm, ku shumica dërrmuese e të mbijetuarve janë fëmijë.

Ky shfarosje sistematike e familjeve ka shndërruar mijëra fëmijë në “të mbijetuar të vetëm”, pa mbështetje dhe pa vazhdimësi familjare. Secili prej tyre mban i vetëm barrën e kujtesës dhe mbetet dëshmitari i vetëm i zhdukjes së familjes së tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit