Jahja ibn Meini( Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Kam mall të takoj një dijetar të besueshëm, që ka një shtëpi të mbushur me libra, dhe të jem vetëm unë ai që shkruan prej tij.”
(Sijeru A‘lami’n-Nubela, 11/92)
Ndërsa imam Buhariu (Allahu e mëshiroftë) kur u pyet se çfarë dëshironte më shumë, u përgjigj:
“Të shkoj në Irak dhe ta gjej Alij ibn Medinin gjallë, që të rri me të dhe ta shoqëroj.”
(Sijeru A‘lami’n-Nubela, 11/48)
Ata nuk ëndërronin për pasuri, pushtet apo rehati, por për dituri.
Dituria ishte për ta qëllimi më i lartë dhe pasuria më e çmuar në jetë.
Përktheu: hoxhë Adnan Nikezi
