Arsyetimet banale nga Shkodra për të mos u quajtur i tillë, ndërkohë që dhe ushtria izraelite e quan veten “më të moralshmen në botë(!!!)
Kryeministri Rama, apo ndryshe guvernatori izraelit i Shqipërisë, po i mëshon fort refuzimit për t’u quajtur tradhëtar. Nga Shkodra, një ditë më parë ai tha: 
“Ne jemi vërtetë një forcë që nuk kemi asnjë arsye që të pretendojmë se kemi bërë çdo gjë mirë, por askush nuk mund të dalë dhe të thotë që ne jemi tradhtarë, që ne jemi shkatërrimtarë, sepse ne jemi patriotë dhe jemi shpëtimtarë. Mjafton të mendosh se sa mijëra e mijëra njerëz i shpëtuam nga vetmia nën qiell të hapur edhe nga gërmadhat e jetës së tyre që ju shkatërrua për 30 sekonda kur ra tërmeti. Ashtu sikundër mjafton të kthesh kokën pas edhe të shohësh se çfarë ishte Shqipëria”, tha ai.
Patriotë për çfarë dhe pse shpëtimtarë?! Në aspekt psikologjik, duhet ditur se dhe më i ligu njeri nuk e pranon se është i lig dhe do gjejë lloj lloj justifikimi për këtë. Mos harroni se dhe ushtria izraelite e quan veten më të moralshmen në botë, pra ajo që vret e masakron çdo ditë gra e fëmijë me një brutalitet e egërsi të pashoqe. As miku i tij Netanyahu, një kriminel lufte me mandat arresti ndërkombëtar, nuk e pranon se është kriminel.
Nga ana tjetër, tërmeti apo Shqipëria dje nuk janë argumenta. Nëse janë, duhet të tërheqë të gjithë ato çfarë ka thënë apo pretendon për Enverin. Sepse edhe Enver Hoxha e transformoi Shqipërinë nga shumë pikëpamje, por për të ai ishte një nxirrosës i shqiptarëve, siç e ka thënë në ‘90-ën në tribunat e rebelimit anti-komunist. Po ashtu dhe Zogu, tranformuesi i parë i shoqërisë shqiptare drejt modernitetit të kohës, as që pranohet si tradhëtar nga ithtarë të tij, edhe pse në ditët e para të pushtimit italian u largua nga Shqipëria, madje dhe me një pjesë të pasurisë së shtetit me vete.
Po le të mbetemi të tërmeti, meqë e merr si alibi për të mosqënit tradhëtar. Në thelb, tradhëtia është në dimension politik e jo social. Ajo nuk testohet në zhvillime sociale por politike. Për më tepër, tërmeti nuk është diç që varet nga ty, ndërsa tradhëtia është akt që varet krejtësisht nga ty si akt politik në thelb. Te tërmeti ti nuk ke zgjedhje; do bësh diçka se s’bën, mirë apo keq në aspekt reagues e menaxhues. Ndërsa tradhëtia ka përballë dhe besnikërinë dhe ti duhet të zgjedhësh.
Sa për Shqipërinë e djeshme, e sotmja në shumëçka është zhvillim inercik e jo vizionar. Edhe Berisha pretendonte se po ia ndryshonte faqen Shqipërisë krahasuar me Nanon, referuar te kënga elektorale e Ermal Mamaqit në 2009-ën, “Shqipëria po ndryshon”.
Turizmi, flamuri i tij, është kontekst global ekonomik e jo gjenialitet i tij. Kudo po ka rritje turizmi në post-pandemi. Shih fqinjët tanë, si Itali, Greqi e Mal i Zi me të njëjtën kryetemë.
Por tradhëtia e Ramës është mëse e dukshme dhe mëse e qartë për atë që ka sy ta shohë e mendje ta gjykojë, te një partneritet me shtetin gjenocidal të Izraelit. Përkthyer ndryshe nga ajo që po ndodh në terren, me marrëveshjet e nënshkruara me këtë shtet në dy vjet, me dyndje të hatashme izraelite duke blerë toka e prona të ndryshme, me një tendencë për të kapur burimet e ujit, Shqipëria po pushtohet nga Izraeli nën vasalitetin e tij ndaj këtij shteti të frikshëm, i cili është në luftë me gjithë botën, pasi e urren gjithë botën dhe kërkon ta nënshtrojë gjithë botën. T’u hapësh dyert izraelitëve, t’jua dorëzosh atdheun atyre, tashmë që e gjithë bota po e sheh se kush janë në të vërtetë dhe se çfarë ideologjie
përfaqësojnë, kjo jo që është tradhëti, por është tradhëtia më e rëndë që një udhëheqës shqiptar ia ka bërë vendit të tij në histori. Pra, pa hyrë fare në konspiracion, edhe Sazani e Zvërneci janë akte tradhëtie gjersa pas tyre është një emër: Jared Kushner. Sepse kur themi Jared Kushner, kemi thënë thjesht Izraeli. Dhe t’i japësh Izraelit pikat strategjike të Shqipërisë për kinse turizëm e zhvillim, së bashku me të tjerat, ky është një tërmet me autorësi njerëzore që mund të çojë vendin në katastrofë. Dhe kjo nuk është tjetër veçse tradhëti!
Le të ketë kurajon dhe të ofrojë vetëm një provë, një argument: cili vend ka parë hajër nga Izraeli dhe izraelitët? Një, vetëm një, për ta patur si argument.
Ose ose, cili është ai moral izraelit, një dhe vetëm një, që na jep garanci se këta pushtër me nam nuk do na bëjnë dhe neve atë që po jua bëjnë popujve në Lindjen e Mesme? /tesheshi.com/
