Pyetja:
A lejohet t’i bashkoj namazet pa arsye?
***
Përgjigjja:
Bashkimi dhe shkurtimi i namazeve lejohet për udhëtarin, por jo për vendasin. Bashkimi i namazeve mund të lejohet në ndonjë rrethanë të jashtëzakonshme, por jo në rrethana normale. Allahu i Madhëruar thotë:
“..namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët.” (Nisa: 103)
Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Në mes njeriut, shirkut dhe kufrit është lënia e namazit.” [1]
Janë pajtuar dijetarët se lënia e namazit me qëllim është më e madhe tek Allahu se sa kryerja e imoralitetit, vjedhja, pirja e alkoolit dhe mëkatet e tjera,kjo duke e patur në konsideratë madhështinë e kësaj shtylle, e cila është shtylla e dytë pas dy dëshmive në Islam.
Dr. Shefqet Krasniqi
————————–
[1] Muslimi