Elon Musk bëhet njeriu i parë në histori që arrin pasuri prej një trilioni dollarësh. Pasuria e tij e ka kaluar pragun e trilionit (një milion milionë). Shifra është marramendëse dhe mahnitëse, por pyetja e vërtetë është: çfarë do të thotë ky numër në jetën reale?
1. A do të thotë kjo se Musk është bërë më i lirë?
Aspak. Ndoshta ju kujtohen qëndrimet e tij që dikur përshkruheshin si “guximtare”, por më pas, si shumë të tjerë, ai u përkul para ndikimit sionist, duke publikuar gjëra që mbështesin padrejtësinë dhe duke sulmuar haptazi Sheriatin Islam. Këta njerëz shpesh i përkul frika për interesat e tyre financiare, të cilat bëhen burim poshtërimi dhe dobësie, jo lirie. Kështu ata bëhen robër të pasurisë së tyre nga frika se mos u pakësohet.
2. A mund t’ia zgjasë jetën qoftë edhe një sekondë?
Nëse pasuria e tij është një milion herë më e madhe se pasuria e një milioneri, a do të jetojë ai një milion herë më gjatë? A mund t’i blejë trilioni qoftë edhe një minutë shtesë kur t’i vijë exheli? A mund ta mbrojë nga sëmundja apo pleqëria?
3. A e sjell pasuria e madhe virtytin dhe moralin?
Realiteti tregon të kundërtën. Merrni si shembull paralajmërimin e Autoritetit Australian për Sigurinë në Internet (eSafety), i cili tha se materialet e shfrytëzimit seksual të fëmijëve janë “të përhapura në mënyrë sistematike” në platformën X, që është në pronësi të Muskut. Pasuria e madhe mund të blejë ndikim dhe pushtet, por nuk mund të blejë nderin dhe moralin.
4. A do ta shpëtojë trilioni Muskun në Ahiret?
Përkundrazi. Allahu i Madhëruar thotë:
“Ata që grumbullojnë ar dhe argjend dhe nuk i shpenzojnë në rrugën e Allahut, përgëzoji me një dënim të dhembshëm. Ditën kur ato do të nxehen në zjarrin e Xhehenemit dhe me to do t’u digjen ballët, anët dhe shpinat e tyre (do t’u thuhet): ‘Kjo është ajo që grumbulluat për veten tuaj, prandaj shijoni atë që grumbullonit.’”
(Et-Teube, 34–35)
Po ashtu, Profeti ﷺ ka thënë:
“Vërtet, më të shumtit (në pasuri) do të jenë më të paktit në Ditën e Kiametit, përveç atyre që japin kështu, kështu e kështu…”
(dmth. atyre që e shpenzojnë pasurinë në rrugë të mira dhe bamirësi).
Përfundimi
Njeriu i mençur nuk pyet: “Sa posedon Musk?”, por pyet: “Çfarë dobie do t’i sjellë ajo që posedon?”
Dhe ky trilion nuk është vetëm rezultat i gjenialitetit të Muskut, por edhe një dëshmi e prishjes së sistemit kapitalist kamatar, i cili nuk merr parasysh as hallallin e haramin, as të drejtën e drejtësinë.
“E jeta e kësaj bote nuk është veçse kënaqësi mashtruese.”
Dr. Ijjad Kunejbi
