-0.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës apelon që të priten ftesat për vaksinim

Më të lexuarat

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës u bëri thirrje personave të moshës mbi 80 vjeç dhe atyre me sëmundje kronike, që të mos iu drejtohen qendrave të vaksinimit kundër koronavirusit, para se të marrin ftesën për marrje të vaksinës. Kosova nisi të hënën fushatën e imunizimit kundër koronavirusit. Kryeministri Albin Kurti e mori i pari vaksinën AstraZeneca për t’i inkurajuar, siç tha, edhe të tjerët që të vaksinohen. Sipas planit shtetëror të vaksinimit, përparësi në imunizim kanë profesionistët shëndetësorë, ndërsa pas tyre personat mbi 80 vjeç dhe ata me sëmundje kronike. “Personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike do të kontaktohen nga njësitë e vaksinimit në çdo komunë për t’u vaksinuar, sipas listave të siguruara nga institucionet e vendit, derisa për t’u siguruar përfshirja e plotë e tyre në lista, gjatë ditës së nesërme, në dispozicion të qytetarëve do të jetë edhe një platformë elektronike, krahas regjistrimit klasik”, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në Facebook. Kosova ka pranuar të dielën 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca. Këto dërgesa, të parat për Kosovën, janë siguruar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon furnizimin me vaksina të vendeve në zhvillim. Në Federatën e Sindikalistëve të Shëndetësisë në Kosovë kanë shprehur më herët dyshime se vaksinimi i qytetarëve do të mund të realizohet në mënyrë të drejtë, sidomos kur është fjala për personat me sëmundje kronike dhe ata mbi 80 vjeç. Kryetari i kësaj Federate, Blerim Syla, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Kosova nuk ka statistika të detajuara shëndetësore për grupet e rrezikuara, pasi, sipas tij, Sistemi i Informimit Shëndetësor nuk funksionin siç duhet. Sistemi i Informimit Shëndetësor bën gjenerimin, përpilimin, analizimin, komunikimin dhe përdorimin e të dhënave për sektorin publik dhe privat shëndetësor. Në një deklartarë dërguar Radios Evropa e Lirë më 22 mars nga Zyra për Informim e Ministrisë se Shëndetësisë kanë pranuar se Sistemi i Informimit Shëndetësor nuk është krejtësisht funksional, por, siç kanë thënë, ka disa module të tij, që gjenerojnë të dhëna të ndryshme për shëndetësinë.
/REL/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit