-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Sot nderohen të rënët për liri në Krushë të Madhe, Krushë të Vogël dhe të familjes Berisha në Therandë

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës do të bëjë homazhe në Krushë të Madhe, Krushë të Vogël dhe te Kompleksi Memorial për viktimat e familjes Berisha në Therandë. E gjithë kjo për të nderuar viktimat e masakrave serbe mbi popullatën civile 22 vite më parë. Në orën 11:00 Kurti do të bëjë Homazhe te Kompleksi Memorial në Krushë të Madhe dhe në orën 11:30 tek Kompleksi i Varrezave në Krushë të Vogël. Ndërsa, në orën 12:30 Kurti bën homazhe te Kompleksi Memorial për viktimat e familjes Berisha në Komunën e Suharekës. Ndryshe, 22 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas viktimat e të plagosurit i kishin bartur në një kafiteri, ku i kishin gjuajtur me bomba, për t’u siguruar se askush s’do të mbijetojë. E tëra nisi kur te shtëpitë e kësaj familjeje, që nuk gjendet më larg se 100 metra nga stacioni policor i Suharekës, do të shfaqeshin paramilitarët serbë, që disa do t’i vrisnin në pragun e shtëpisë e të tjerët do t’i dëbonin nga shtëpia e tyre, duke i dërguar në lokalin kafiteri, ku edhe do të ndodhte masakra. Nga kjo masakër kanë mbijetuar tre anëtarë të familjes, Vjollca Berisha me të birin, Gramozin dhe Shyhrete Berisha.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit