21.2 C
Pristina
Tuesday, July 16, 2024

Biden: Tërheqja nga Afganistani deri më 1 maj, e vështirë

Më të lexuarat

Ballina Lajmet Rajon dhe Botë
Biden: Tërheqja nga Afganistani deri më 1 maj, e vështirë
March 26, 2021

President Joe Biden speaks during a news conference in the East Room of the White House, Thursday, March 25, 2021, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në konferencën e tij të parë për shtyp, tha se tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani deri më 1 maj është e vështirë, raporton Anadolu Agency (AA).
Biden mbajti konferencën e tij të parë zyrtare për shtyp në Shtëpinë e Bardhë në ditën e 65-të të mandatit të tij.

Duke deklaruar se administrata e tij kishte vendosur një objektiv prej 100 milionë vaksinimesh kundër COVID-19 në 100 ditët e para të presidencës së tij, Biden tha: “Ne tashmë e kemi arritur këtë qëllim. Qëllimi ynë aktual është 200 milion doza të vaksinave në 100 ditët e para”.

Lidhur me planin e SHBA-së për të tërhequr trupat në Afganistan deri më 1 maj, Biden tha se një gjë e tillë është e vështirë “për arsye taktike”.

“Megjithatë, mund të them se nuk kemi ndërmend të qëndrojmë atje për një kohë të gjatë”, shtoi presidenti amerikan.

Gjatë fjalës së tij, Biden, 78-vjeçar, paralajmëroi se sërish do të kandidojë për president në zgjedhjet e vitit 2024.

“Konkurrenca me Kinën”

Duke folur për politikat në lidhje me Kinën, Biden tha: “Ne nuk kërkojmë një ballafaqim të ashpër me Kinën, por konkurrencë”.

“Kina kërkon të ndërtojë një dominim në botë, të bëhet vendi më i pasur dhe më i fortë i botës, por kjo nuk do të ndodhë gjatë presidencës sime”, theksoi Biden.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit