Xhamitë në Kosovë në një iniciativë të përbashkët kanë mbledhur para për të dërguar si ndihmë për të prekurit nga tërmeti.
Edhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë ishte pjesë e kësaj iniciative.
Xhamitë e Podujevës kanë arritur që të mbledhin një shumë rekord prej 15 mijë eurove.
“Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, respektivisht kryetari Osman Kurtolli falënderon mbarë qytetarët llapjanë për mbështetjen si dhe imamët për organizimin në terrenet e tyre. Ky fond do të dorëzohet në kontot e hapura nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës që ka për destinim mbështetjen vëllezërve e motrave tona në disa qytete të goditura nga tërmeti në Shqipëri.”, thuhej në njoftimin e BIK-ut të Podujevës.