-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Investitori që u pengua të punësojë 400 punëtorë në Kosovë

Më të lexuarat

Investitorët e huaj në Kosovë përveç se detyrohen të dhënë haraç, ata në disa raste kërcënohen edhe me kidnapime. Një rast i tillë ka ndodhë vitin e kaluar, kur një investitorë italian ishte penguar të bëjë biznes në Kosovë. Rastin e ka bërë të ditur sot ambasadori i Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese në Këshillin për Integrime Evropiane i cili është mbajt me ftesë të presidentes Atifete Jahjaga, transmeton Gazeta Tribuna. Ambasadori italian duke folur për rastin, ka njoftuar se kërcënuesit e investitorit italian ishin kapur fal intervenimit të Policisë së Kosovës Ai më tej ka njoftuar edhe për humbjet ekonomike që ka pësuar Kosova si pasojë e një qasje të tillë ndaj këtij investitori. Sipas tij, investitori në fjalë kishte planifikuar ti hapte 400 vende të reja pune. Në anën tjetër edhe kryetari i Odës Ekonomike Italiane të Kosovës (OEIK), Hamdi Muhameti, ka folur për problemet me të cilat po ballafaqohen investitorët e italian në Kosovë. Ai për Tribuna ka thënë se Kosova nga investitorët e italian shihet si vend strategjik për investime, mirëpo sipas tij, ata janë shprehur të zhgënjyer me qasjen e institucioneve të vendit. “Kosova shihet si mundësi e mirë për investitorët italian, pasi që posedon pasuri të mjaftueshme nëntokësore dhe po ashtu ka fuqi të mjaftueshme punëtore. Mirëpo ata si problem e shohin momentin kur ballafaqohen me institucione e Kosovës, për të cilat thonë se janë të papërgjegjshme”, ka thënë Muhameti. Ndryshe, fatin e investitorit italian e kanë edhe shumë biznese tjera në Kosovë. Dhjetëra biznesmen të tjerë detyrohen të paguajnë shuma edhe më të mëdha për të zhvilluar afarizëm në vend. Këtë fakt e kanë pohuar më herët për Tribuna edhe institucionet e sigurisë. Njohësit e ekonomisë thonë se shteti ka bërë pak për promovimin e Kosovës në aspektin e sigurisë karshi investitorët e huaj. Ata thonë se në vendet e pa zhvilluara investitorëve u kërkohet çdo herë haraç. Një praktikë e ngjashme, sipas tyre, është duke u aplikuar edhe në Kosovë. Njohësi i ekonomisë, Lekë Musa ka thënë për Tribuna se problemet me sundimin e ligjit kanë ndikuar në uljen e investimeve të huaja. Ai u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që të bëjnë më shumë në aspektin e sigurisë, në mënyrë që Kosova mos të shihet si vend i rrezikshëm karshi investitorëve të huaj. “Nëse një investitorë u huaj është kërcënuar në Kosovë, atëherë kjo ndikon shumë keq tek investitorët tjerë. Në këso rastesh institucionet duhet të bëjnë çmos që të promovojnë Kosovën si vend të mundësive, duke i theksuar përparësitë që i ka vendi”, ka thënë Musa. /Gazeta Tribuna/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit