2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Tiramisu gote me qershi

Më të lexuarat

Nevojiten (për 4 persona):

* 500 g qershi
* 60 g çokollatë për gatim
* 4 vezë
* 200 g sheqer
* 120 g miell
* 30 g kakao pluhur
* 2 të bardhë të vezëve
* 200 g djathë krem
* kripë.

Përgatitja:

1. Brumi: Copëtohet çokollata dhe shkrihet në avull. Tunden vezët me 80 g sheqer, bëhet një shkumë ngjyrë çelur. Pastaj kësaj shkume shtohen mielli, 20 g kakao pluhur, çokollata e shkrirë dhe fare pak kripë. Kjo masë e përzier mirë derdhet në enë dhe piqet rreth 20 minuta në temperaturë prej 180°C.

2. Qershitë pastrohen, u hiqen bërthamat dhe zihen 20 minuta me 100 g sheqer, me kanellë dhe me 2-3 lugë ujë. Lihen për t’u ftohur.

3. Miksohen të bardhët e vezëve me pjesën tjetër të sheqerit dhe përzihen me djathë. Merren 4 gota në formë kubeje. Nga brumi i pjekur priten 12 disqe me perimetër të gotave dhe në fund të secilës gotë vihet nga një disk. Stërpiken me gjysmën e sasisë së shurupit, në të cilin janë zier qershitë, si dhe renditet nga një shtresë e qershive të ziera.

Pastaj, vihen edhe nga një disk, edhe këta stërpiken me shurup. Mbi të qitet një shtresë e kremit të djathit, pastaj vendoset edhe disku i tretë, mbi të hidhet pluhuri kakao dhe dekorohen me djathin krem dhe me qershitë e ziera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit