Në ditët në prag të 22-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, një studente ka impresionuar publikun me punën e saj, suren kuranore Ihlas të shtypur përmes kaligrafisë në lule të Srebrenicës.
Kjo studente e Fakultetit të Pedagogjisë Islame në Zenicë, filloi të merret me artin e kaligrafisë arabe një vit më parë, dhe tashmë po tërheq vëmendjen e opinionit.
“Kur gjatë kurreshtjes sime kam parë se në kantonin qendror të Bosnjës nuk mbahet asnjë kurs i kaligrafisë, dëshira ime për këtë art ishte aq e fortë saqë unë vendosa që të mësoj në mënyrë të pavarur, përmes videove të publikuara në internet, dhe kështu përveç studimit, fillova edhe mësimin e kaligrafisë arabe. Në kolegj, kam studiuar gjuhën arabe dhe bazat e artit dhe estetikës islame, ku kemi mësuar në lidhje me artin, stilet e shkrimit, dhe historinë e kaligarfisë, dhe të cilat më vonë në njëfarë forme përbënin një bazë të mirë për t’u marrë me kaligrafi”, thotë Rahmanoviç-Djuloviç.
Ajo kujton se qysh në vitin e parë të fakultetit kishte filluar të shkruajë kaligrafi në faqe të fletoreve, por kjo kishte mbetur me kaq.
“Ideja për lulen e Srebrenicës ka dalë aksidentalisht, nga përpunimi rendit. Një person i interesuar për atë çfarë unë bëj kërkoi ajetin e shkruar në formën e lules së Srebrenicës, kështu që unë sugjerova që ajo të jetë sureja Ikhlas e shtypura në një rreth, në mënyrë që ajo i ngjante një luleje”, përfundon ajo. /tesheshi.com/