9.4 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Mrekulli mbi tokë: Justin Trudeau takon foshnjën Justin Trudeau

Më të lexuarat

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, u takua me emnakun e tij, një fëmijë refugjatësh sirianë, që prindërit ia vunë emrin të tillë për nder të shefit të qeverisë kanadeze, për përkujdesjen që ky i fundit ka treguar ndaj tyre.

Takimi u zhvillua në Calgary të shtunën, kur foshnja dy muajshe, Justin Trudeau-Adam Bilan po flinte i qetë në duart e kryeministrit, teksa ai po e mbante në krah ë.

Familja siriane erdhi në Kanada nga Damasku në shkurt të vitit të kaluar, duke i ikur luftës së përgjakshme. Djali i tyre lindi disa muaj pas mbërritjes së tyre në provincën kanadeze, Alberta.

Në dhjetor të vitit 2015, Trudeau përshëndeti 163 refugjatë sirianë në aeroport, ndërkohë që vendi po përgatitej për mikpritjen e mijëra të ardhurve. Prej atëherë 40,081 refugjatë janë vendosur në vend.

Kjo nuk ka ardhur pa sfida, dhe familjet që janë zhvendosur kanë folur për vështirësitë e gjetjes së vendeve të punës dhe mësimin e gjuhës angleze ose të frëngjishtes.

Agjencitë e për vendosjen dhe sistemimin e refugjatëve organizuan stafe për të ndihmuar refugjatët që të përballen me ankthin, dhe disa kritikuan qeverinë federale se nuk është përkujdesur sa duhet për refugjatët.

Duke folur vitin e kaluar, John McCallum, ministri i Kanadasë për emigracionin, refugjatët dhe shtetësinë, tha se qeveria ka rritur fondet për trajnime të mësimit të gjuhës në gjithë vendin.

Ai tha se ndërkohë që projekti ambicioz i Kanadasë për të zgjidhur çështjen e dhjetëra mijra refugjatëve edhe pse nuk ishte i përsosur, kishte shkuar jashtëzakonisht mirë.

“Dhe ajo që më bën krenar, nuk është vetëm se ne kemi kryer punën tonë pavarësisht se ka akoma më shumë për t’u bërë, por me të vërtetë nëse krahasoni Kanadanë me vendet e tjera anembanë globit të cilat tentojnë të mbyllin dyert e tyre për refugjatët, kanadezët u përgjigjën në masë dërmuese pozitivisht ndaj refugjatëve”, tha ministri. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit