14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

PSE ALLAHU NUK E PRANON LUTJEN TIME?! – Hoxhë Irfan Salihu

Më të lexuarat

Ndodh që lutemi, e Allahu nuk na i pranon lutjen, e atëherë pyesim, pse Allahu nuk po ma pranon lutjen?!

Ka shume faktorë që ndikojnë në pranimin apo mospranimin e lutjeve tona…

Një prind i kujdesshëm nuk u jep fëmijëve tij gjithmonë atë që duan dhe kërkojnë, por atë që kanë nevojë dhe është e dobishme në momentin e caktuar.
– Mjeku nuk e përshkruan ilaçin që dëshiron pacienti, por atë që i nevojitet edhe nëse pacienti, për shkak të injorancës, frikës etj., nuk ka qenë dakord me ilaçin e dhënë dhe dozat e tij.
– Një mësues me përvojë nuk thotë atë që fëmijët duan të dëgjojnë, as nuk i çliron nga detyrat e shtëpisë etj.
Ai u mëson dhe u cakton atyre se çfarë saktësisht i përgjigjet moshës së tyre dhe nivelit që kanë arritur… edhe pse ata nga injoranca dhe papjekuria preferojnë të bëjnë e të dëgjojnë diçka tjetër…

Zoti fisnik, i Cili rregullon në mënyrë të përsosur jetën tonë nga dituria, mëshira, drejtësia dhe urtësia e Tij, ka raste kur na pengon të përmbushim dëshirat tona, të cilat më së shpeshti janë të ndërtuara mbi injorancën dhe epshet tona…
Por ti duhet të kesh besim në Të dhe t’i mbështetësh Atij.
Të jesh i sigurtë se Ai do t’a zëvendësoj kërkesën tënde me një caktim më të mirë dhe më adekuat për ty!

“…Mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju, e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini.”
Bekare, 216.

“Allahu do t’jua pranojë lutjet përderisa ju nuk nxitoni, duke thënë: “Unë i jam lutur Zotit tim, por lutja ime nuk është pranuar.”
Buhariu, Muslimi.

Dorëzohuni Allahut dhe qetësohuni, sepse jeni në duar të sigurta. Elhamdulilah!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit